LAJMËRIM Për përgatitje të aktеve nënligjor nga fusha e mbeturinave

Në pajtueshmëri me Ligjin e ri për menaxhim me mbeturinat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 216/21) janë shkruar draft tekste për aktet nënligjore në vijim, edhe atë:

  1. Rregullat për përmbushjen e kërkesave për marrjen e lejes për menaxhim me mbeturina , forma dhe përmbajtja e aplikimit për leje dhe mënyra e dorëzimit, si dhe forma dhe përmbajtja e formularit të lejes për kryerjen e veprimtarisë për menaxhim me mbeturina(* )
  2. Lista e llojeve të mbeturinave;
  3. Rregullore për përbërjen, shumën e kompensimit dhe mënyrën e punës të trupit punues për mbeturina;
  4. Rregullore për sasinë e përbërësve të biodegradueshëm në mbeturina që mund të deponohen (*);
  5. Rregullore për rregullat e përgjithshme për menaxhimin e mbeturinave komunale dhe llojeve të tjera të mbeturinave jo të rrezikshme (*);
  6. Rregullore për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve mjekësore, si dhe mënyrën e paketimit dhe etiketimit të mbetjeve mjekësore (*);
  7. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje;
  8.  Rregullore për formën dhe përmbajtjen, si dhe mënyrën e menaxhimit, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së Regjistrit të Mbetjeve.
  9. Rregullore mbi kriteret për pranimin e mbeturinave në deponitë e secilës klasë, procedurat përgatitore për pranimin e mbeturinave procedurat e përgjithshme për testimin, marrjen e mostrave dhe pranimi i mbeturinave (*);
  10. Rregullore për eksportin, importin dhe tranzitin e mbeturinave (*);

Me qëllim të kyçjes së publikut në përgatitjen e akteve nënligjore, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në faqen e saj të internetit publikon tekstet e draft Rregulloreve në mënyrë që të përfitojë vërejtje dhe mendime për të njëjtat nga publiku dhe nga institucionet përkatëse.

Vërejtjet, komentet dhe mendimet tuaja për aktet nënligjore të lartpërmendura mund ti dorëzoni më së voni deri më 03.02.2022, në mënyrë të shkruar tek arkiva e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr.3, 1000 Shkup ose në adresën elektronike që vijon: infoeko@moepp.gov.mk.