Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zhvilloi një proces të gjerë të konsultimit publik mbi Projekt-vendimin për shpalljen e një pjese të Vodno-s si zonë e mbrojtur e kategorisë V – Zonë e Mbrojtur.
Pas debatit publik dhe analizës së mendimeve dhe komenteve të marra nga publiku si dhe konsultimeve me institucionet shtetërore dhe Qytetin e Shkupit, iu qas përmirësimit të Projekt-vendimit për shpalljen e një pjese të Vodno-s si zonë e mbrojtur e kategorisë V – Zonë e mbrojtur.
Nga propozimi përfundimtar për shpalljen e një pjese të Vodno si zonë e mbrojtur e kategorisë V – Zonë e mbrojtur është hartuar Projekt-vendimi për shpalljen e një pjese të Vodno-s zonë të mbrojtur të kategorisë V – Zonë e mbrojtur.
Ky Propozim-vendim tashmë është dërguar për mendim tek të gjitha institucionet përkatëse shtetërore si dhe në portalin elektronik të Qeverisë për shqyrtim të mëtejshëm dhe miratim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Shtojcë:
2. Raporti i konsultimit publik