Punëtoria konsultative me palët e interesuara në Projekt – Planin për Menaxhimin me Liqenin e Ohrit – Monument Natyror, do të mbahet më 16 nëntor 2021 (e martë ) me fillim nga ora 13:00 përmes platformës së komunikimit elektronik ZOOM në linkun vijues
Lidhuni në takimin në ZOOM
https://us02web.zoom.us/j/86422471133
ID-ja e takimit: 864 2247 1133
Reagimet dhe komentet tuaja janë të mirëseardhura. Përdorni formularin për reagime për të dërguar komentet mbi projekt-dokumentin në adresat vijuese të e-postës: nanevkliment@hotmail.com , daniel.bogner@gmail.com.
Projekt-plani për Menaxhim është përgatitur në kuadër të projektit GEF/UNEP STAR 5: “Arritja e ruajtjes së Biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura në planifikimin e përdorimit të tokës”, me mbështetjen e ekspertëve nga IUCN ECARO. Qëllimi i ngjarjes/punëtorisë është të sigurojë përfshirje më të gjërë të palëve të interesuara, të merren rekomandime dhe komente mbi propozimin dhe të sigurojë cilësi të mirë dhe zbatueshmëri të dokumentit.
Projekt-plani për menaxhim do të jetë i disponueshëm për reagime dhe komente deri më 19 nëntor 2021, dhe do të rishikohet pas analizimit të komenteve të marra nga palët e interesuara.
Pasi akti i rishpalljes së Liqenit të Ohrit si Monument Natyror do të miratohet nga Kuvendi, Organi për Menaxhim me Liqenin e Ohrit në bashkëpunim me MMJPH-në do të iniciojë një procedurë ligjore për miratimin e Planit të Menaxhimit të Liqenit të Ohrit, duke përfshirë një proces zyrtar të konsultimit publik dhe mendimeve të kërkuara zyrtarisht nga të gjitha palët e interesuara.
ALB_DRAFT Management Plan Lake Ohrid 2021-11-10 AL
Draft Plani i Menaxhimit të Komentit
Ftesa dhe Agjenda e prezantimit te PM per Liqenin e Ohrit Shqip
DRAFT Annex Ohrid_lake_zones A0