Qytetarët e Ohrit dhe Strugës me pikëpamjet e tyre për Planin e menaxhimit të rajonit të Ohrit Të martën më 12.11.2019 në Ohër dhe Strugë u prezantuan detajet e përfshira në Draft-Planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe Vlerësimin strategjik mjedisor për periudhën 2019-2028, si dokumente thelbësore për mbrojtjen e rajonit si trashëgimi kulturore dhe historike dhe rrallësi natyrore e njohur nga UNESCO. Prezantimet u pasuan nga diskutimet në të cilat publiku pati mundësinë të shprehte mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre lidhur me dokumentet. Sekretarja i shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, theksoi se plani është një hap përpara pasi parashikon zonimin e vetë hapësirës, duke lejuar masa të përshtatshme për ta mbrojtur atë. – Kjo nënkupton krijimin e një zone mbrojtëse prej 50 m (zona e parë e mbrojtjes me dy nënzona – Zona A dhe Zona B) nga kufiri i parcelës kadastrale Liqeni i Ohrit. Masat mbrojtëse do të përcaktohen nga qasja e integruar përmes një plani më të mirë urbanistik, tha Petrovska. Plani parashikon që në Zonën A të mos lejohet ndërtimi me qëllim të ruajtjes së funksionalitetit bregdetar të liqenit dhe ruajtjes së cilësisë së liqenit, ndërsa në Zonën B do të ruhet ndërtimi i ndërtesave, por me një tendencë për të rritur sipërfaqen e Zonës A, në mënyrë që të përmirësohet funksionaliteti i përgjithshëm bregdetar në përputhje me direktivën kornizë të ujit. Në lidhje me vërejtjet e disa shoqatave mjedisore, publikut ekspert se po miratohet një Plan menaxhimi pa miratuar zgjidhje të duhura ligjore për Liqenin e Ohrit, pa një studim mbi kënetën e Studençicës, për menaxhimin e Parkut kombëtar Galiçica, me zonën e pellgut të Liqenit të Ohrit dhe dokumente të ngjashme, Petrovska isht kategorike se nëse pritert në miratimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe mç pas miratohet Plani, Liqeni i Ohrit nuk do të marrë kurrë mbrojtje të përshtatshme dhe të nevojshme. – Duhet ta përgatisim urgjentisht planin dhe ta harmonizojmë atë me të gjithë palët e interesuara, për të cilat në të vërtetë organizohet ky debat publik. Nëse ndryshimet e zonimit bëhen pas miratimit të Planit, ai do të rishikohet dhe harmonizohet. Nevoja për të rishikuar Planin kur ka nevojë për të rishikuar zonimin përcaktohet përmes dispozitave të duhura kalimtare, tha ajo. Vetë Plani duhet të sigurojë kornizën për administrimin e rajonit, por ai drejtohet nga institucionet, si dhe nga qytetarët që kanë tokën dhe objektet e tyre në plan. – Nëse ai respektohet, kemi një bazë të mirë për të ndihmuar Komisionin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore për të marrë vendime. Plani është aq i qartë kësaj radhe sa që sipas masave të përcaktuara në dokument, Komisioni do të jetë në gjendje të lëshojë leje ndërtimi saktësisht, tha Petrovska. Pasdite, në Strugë vazhdoi debati publik për Draft-Planin e menaxhimin të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe Vlerësimin strategjik të mjedisit. Që të dy vetëqeverisjet lokale si dhe institucionet e nivelit shtetëror kanë treguar një shkallë të lartë të gatishmërisë për veprim të shpejtë dhe konstruktiv, duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes. Vetë Draft-Plani u dërgua në UNESCO më 20 tetor, kështu që pritet informatë kthyese për dokumentin me mendimin e tyre. Pas debateve publike, procedura parashikon më tej shqyrtimin e vërejtjeve aktuale disa prej të cilave do të integroheshin në dokument, pas së cilës Plani i tillë i harmonizuar do të paraqitej për miratim në Qeveri dhe në shkurt të vitit të ardhshëm në UNESCO.
Të martën më 12.11.2019 në Ohër dhe Strugë u prezantuan detajet e përfshira në Draft-Planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe Vlerësimin strategjik mjedisor për periudhën 2019-2028, si dokumente thelbësore për mbrojtjen e rajonit si trashëgimi kulturore dhe historike dhe rrallësi natyrore e njohur nga UNESCO. Prezantimet u pasuan… Lexoni me shume »