Ministri Izairi në shënimin e 65- vjetorit të punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë

2(06.10.2014) Sot,ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë prof.dr Millorad Jovanovski dhe kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski mbajtën fjalim në manifestimin e 65-vjetorit të punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë, kur u mbajt ligjërata e parë për studentët e ndërtimtarisë në amfiteatrin e Fakultetit të atëhershëm Teknik.

– Bashkëpunimi shumëvjeçarë midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë gjithmonë ka qenë shumë i çmuar dhe i frytshëm për të dyja palët. Gjatë kësaj, me kujdes të posaçëm u nxit edhe puna shkencore dhe implementimi i projekteve aplikuese-praktike, të cilat shpeshherë ishin projekte me rëndësi kombëtare, e që realizoheshin duke iu falënderuar përpjekjeve tona të përbashkëta – theksoi ministri Izairi në fjalimin e tij.

Dekani  Jovanovski potencoi: Duke iu falënderuar bashkëpunimit me miqtë tonë, për momentin te ne ndërtimtaria është një profesion shumë i  çmuar, ndërsa rreth 30 përqind të prodhimit shoqëror janë rezultat i aktiviteteve në këtë sektor. 

Kryetari i komunës Trajanovski potencoi se pamja e sodit e qytetit të Shkupit në të shumtën e rasteve i detyrohet bashkëpunimit të ngushtë dhe të thellë midis Qytetit dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Në pjesën ceremoniale të ndarjes së falënderimeve, mirënjohjeve, shpërblimeve dhe stipendive, dekani Jovanovski në emër të Fakultetit të Ndërtimtarisë, ministrit Izairi i dhuroi pllakatë për falënderim të bashkëpunimit shumvjeçar dhe të frytshëm midis dy institucioneve.

  SHËRBIMI PËR INFORMIM