Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Majiti, kishte takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksller.
U diskutua për planet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Qeveria e re, si dhe për angazhimet e marra në procesin e dekarbonizimit dhe shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.
Gjermania është një mbështetëse tradicionale e vendit tonë në progresin dhe përmbushjen e obligimeve ndaj BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë bashkëpunimi në këtë drejtim.