Sot ministri i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraku, realizoi një takim pune me euroambasadorin Samuel Zhbogar në Maqedoni.
Gjatë takimit, ministri Duraku dhe euroambasadori Zbogar biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të Unionit Evropian në sferën e ambientit jetësor dhe njëkohësisht shprehën gatishmërinë që i njëjti të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.
Në këtë kontekst u bisedua edhe për rritjen e shkallës së shfrytëzimit të IPA fondeve, të cilat i disponon Republika e Maqedonisë për përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat e ambientit jetësor.