Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, pati një takim pune me drejtorin e NKP “Komunalec” nga Gjevgjelia Zlatko Zumrov dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes Building-Development Holding, i cili fitoi tenderin për mbylljen e deponisë së mbeturinavetë ngurta komunale në Gjevgjeli.
Në takim u diskutua për kornizën kohore dhe dinamikën e realizimittë aktiviteteve të planifikuara. Duke shfrytëzuar 500 mijë eurot e mbetura nga fondet e alokuara për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, Ministria në bashkëpunim me Komunën e Gjevgjelisë kërkoishfrytëzimin e këtij buxheti me qëllim të mbylljes së plotë të kësaj deponie, kryesishtpër arsye se deponia në Novo Konjsko u bë funksionale pas ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme, siç janë rruga hyrëse dhe energjetika. Vlerësohet se në këtë lokacion ka më shumë se 30, 000m³ mbetje të ngurta, të cilat së pari duhet të kompaktësohen në një dendësi prej 900 kg / m3 dhe të mbulohen në mënyrë adekuate në përputhje me kërkesat për mbylljen e deponive të mbetjevetë ngurta. Paraprakisht, në përputhje me dokumentacionin e planifikimit për lokacionin, do të bëhet një mur betoni në shtratin e lumit, i cili ka për detyrë të parandalojë erozionin e mbetjeve të kompaktësuara, si dhe rrjedhjet e pakontrolluara të shkarkimeve në shtratin e lumit.