(13.11.2015) sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, e vizituan komunën e Kumanovës me qëllim që të definohen aktivitetet, në pajtim me ingirencat, për zgjidhjen e problemeve aktuale me të cilat po përballen banorët e komunës së Kumanovës. Të dy ministrat e vizituan lokacionin në lagjen Dardanija apo të njohur me emrin “Te baçet”, ku nëpër qytetin rrjedh Lumi i Likovës që me derdhjen e tij nga shtrati i lumit shum shpesh është rrezik për banorët e kësaj lagje, ndërsa njëkohësisht shkakton probleme edhe në autosdradë.
Pas inspektimit të kryer në teren, në ambientet e komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e ministrave, kryetarit të komunës, anëtarëve të Këshillit të komunës dhe deputetëve dhe sollën konkluzionet për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të problemit me sanimin e shtratit të lumit të Likovës. Për këtë arsye u formua edhe komisioni i përzier i cili gjatë ditëve në vijim do ti koordinojë aktivitetet.
Në këtë takim u bisedua edhe për nevojën dhe përfitimet e formimit të zonave të lira ekonomike në këtë rajon, ndërsa u ngrit edhe çështja për zgjidhjen e problemeve rreth sigurimit të hapësirës adekuate për zhvillimin e proceseve arsimore për nxënësit e të gjitha moshave në këtë komunë.