(07.05.2018) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, morën pjesë në hapjen e punimeve për një pjesë të tubacionit të furnizimit me ujë në disa vendbanime në fshatin Likovë.
– Ky është një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor, i cili jo vetëm që do të përmirësojë furnizimin me ujë të banorëve të komunës së Likovës, por do të ndikojë gjithashtu në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të banorëve në këtë rajon, tha ministri Duraki në fjalimin e tij.
Tubacioni i furnizimit me ujë do të ndërtohet në tri vendbanime, për një pjesë të boshtit qendror ndarësderi në boshtin lidhës për fshatin Nikushtak, nga boshti qendror ndarësderi në boshtin lidhës për fshatin Llojan dhe nga boshti ndarësderi në boshtin lidhës në fshatin Opajë.
Vlera e punimeve të tri pjesëve të projektit është rreth 92 milionë denarë dhe parashikohet që punimet në terren të përfundojnë brenda 7 muajve.