Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i fton kompanitë potenciale të interesuara për shprehje të interesit për projektimin, ndërtimin dhe koncesionimin e HEC Çebren dhe HEC Galishte. Kompanitë e interesuara ftohen për shprehje të interesit për projektimin, ndërtimin dhe koncesionim e HEC Çebren dhe HEC Galishtë dhe të përcaktojnë zgjidhje tekno-ekonomike për HEC-et që do të jenë të interesuara për ndërtimin dhe menaxhimin sipas strukturës së lartëpërmendur.
Shprehja e interesit duhet ta përmbajë këtë që vijon:
– Profil të kompanisë (portfoli financiare dhe ekonomike, përvojë me koncesionet, përvojë me menaxhimin e HEC, përvojë në tregun elektro-energjetik);
– Përshkrim të projektit me parametra detajor për HEC të cilat do të përmbajnë këtë që vijon:
– Përshkrim të projektit,
– Bazë të projektit,
– Të dhëna bazë teknike për çdo HEC,
– Të dhëna bazë për prodhimin/konsumin për të gjithë projektin
– Parametra bazë ekonomike dhe fianciare;
– Parakushtedhekaraktersistika të veçanta për të cilat kompanitë mendojnë se i kanë, me qëllim që të përfshihen në këtë projekt, nëse ka të tillë.
Nga kompanitë e interesuara do të kërkohet që të përgatisin propozim për zgjidhjet optimale teknike për shfrytëzimin e hidro potecialit të lumit Cërna Reka.
Kompanitë einteresuaradotë marrininformatadetajorepërdetyrënpër propozimin e zgjidhjes teknike në afat prej 5 (pesë) ditësh pas marrjes së letrës për interes fillestar.
Zgjidhja e teknike e propozuar duhet të dërgohet në Koncedentin në afat prej 120 ditësh në adresën e mëposhtme (30 ditë për qasje në dokumentacionin dhe 90 ditë për përgatitje të zgjidhjes teknike).
Kompanitë e interesuara do të marrin informata teknike për këtë projekt dhe studim më të ri të fizibilitetit për lumin Cërna Reka në afat prej 5 (pesë) ditësh pas marrjes së letrës së interesit fillestar. Gjithashtu, do ta kenë në dipozicion të gjithë dokumentacioni teknik për këtë projekt në arkivin e Zyrës së ELEM-it në Shkup. Kompanitë e interesuara duhet të parashtrojnë kërkesë në adresën e mëposhtme me qëllim që t’ju mundësohet qasje deri te dokumentacioni teknik, në afat jo më vonë se 30 ditë nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje.
Shprehja e interesit duhet të përgatitet në gjuhën angleze dhe të dorëzohet deri në ora 10:00 sipas kohës lokale në Shkup më 25.07.2016 në adresën e Koncedentit të shënuar më poshtë.
Për informacione dhe / ose pyetje shtesë që kanë të bëjnë me projektin të dorëzohen në Ministrinë e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor me kopje deri te Elektranat e Maqedonisë në postën elektronike të shënuar më poshtë.
Pas shfaqjes së interesit, zgjidhja më e përshtatshme teknike për projektin, e propozuar nga kompanitë e interesuara do të zgjidhet për analiza të mëtejshme.
Personi për kontakt
Ljubka Dimoska Zajkov Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Goce Dellçev 8 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë Теl: +389 (0) 2 3251 420 Faksi: +389 (0) 3251 403 Email: L.Zajkov@moepp.gov.mk |
Personi për kontakt
Vllatko Pavlleski Elektranat e Maqedonisë (ЕLЕМ) 11 Tetorinr.9 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë Теl: +389 (0) 2 3149 114 Faksi: +389 (0) 2 32 24 492 Email: vlatko.pavleski@elem.com.mk |