THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të nenit 28, paragrafi 3 i Ligjit për koncesione dhe partneritetit publiko privat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 6/12, 144/14, 33/15, 104/15 dhe 215/15), neni 55 i Ligjit të Ujërave („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11, 44/12, 23/13, 163/13,180/14 ,146/15 dhe 52/16) dhe Vendimi për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vogla (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 189/18), Komisioni për zbatimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vogla, shpall këtë

          THIRRJE PUBLIKE

Për pranimin e ofertave për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vogla sipas modelit Projektim, Ndërtim, Operim dhe Transferim (DBOT- Design, Build, Operate, Transfer) të pellgjeve të lumenjve: Vardar, Тreska dhe Drini i Zi.

  1. Koncedent është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
  1. Lëndë e koncesionitështë shfrytëzimi iujit përprodhimin e energjisë elektrikenga22hidrocentrale të vogla në lokacionet në vijim:
Nr .ren Rrjedha e lumit ose emri i elektranës Pellgu Koordinatat e kaptazhit Koordinatat e nderteses makinerike Rrjedha mesatare Fuqia indikative e instaluar
Y X Y X (m³/s) KW
Lumi Vratnicë

HCV Orashje 1

Vardar 560 471 0.343 409
7511352 4665100 7512255 4663586
HCV Sapuncica Drini i Zi

 

1470 1272 0.382 848
7521020 4535972 7521182 4537686
HCV Jabllanica 1 Drini i Zi

 

1245 950 0.504 1800
7461580 4575580 7464005 4574425
Lumi Elevska

HCV Elevska

Drini i Zi

 

975 730 0.309 926
7468335 4586256 7466318 4586874
Lumi Jelovacka

HCV Jelovska

Vardar 1460 1270 0.2 652
7479934 4629821 7481282 4629910
Lumi Jurucka

HCV Jurucka

Lumi Kadina 1289 1190 0.930 696  
7536030 4625862 7535347 4627111  
Lumi Kadina Vardar 1400 1190 0.930 984  
7533995 4625598 7535321 4627090  
HCV Lumi Dufska 2 Vardar 900 750 0.418 828  
7483564.3 4622459.6 7485574 4622816  
HCV Lumi Dufska 1 Vardar 1229 1006 0.196 524  
7480604 4623063 7482734 4622796  
HCV Borov Dol Doshnica 1150 1035 0.114 206  
4564067 7600255 7600725 4564768  
HCV Paprad 1035 950 0.114 148  
7600725 4564768 7601106 4565699  
HCV Bogovines Vardar 1412 1368 1.2 495  
7486745 4645170 7487043 4645001  
HCV Mazraca Vardar 1560 1330 0.649 1980  
7480886 4637003 7481904 4636899  
Lumi Kriva Reka

HCV Vodenica

Vardar 467 378 3.08 150  
7584217 4660200 7583685 4660693  
HCV Lumi i Bacishtës Kriva Reka 1320 1239 0.277 387  
7487218 4608154 7488341 4607332  
HCV Lumi Rabetinska Treska 1000 850 0.056 126  
7507305 4603226 7506061 4600211  
HCV Zhirovnicë Zhirovnicë 850 747 0,954 995  
7466564 4614104 7467039 4613535  
HCV Sliviçka Slivnickë 1155 880 0.111 581  
7473634 4579118 7472363 4578669  
HCV Koça Golema 995 785 0.26 809  
7473608 4577372 7472476 4577339  
HCV Prisovjanska Golema 930 730 0.154 580  
7474666 4576004 7472928 4576047  
HCV Golema Reka 1 Golema 1080 880 0.610 2352  
7471837 4580463 7472341 4578695  
HCV Golema Reka 2 Golema 875 720 0.859 2484  
7472373 4578653 7473003 4575684  

 

  1. Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat juridik ose fizik nga vendi dhe jashtë ose konsorciumet nga subjektet e lartëpërmendura, të cilat do të marrin dokumentacionin dhe do t’i plotësojnë kushtet në pajtim me dokumentacionin e thirjes publike. Dokumentacioni i tenderimit mund të merret në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 16:00. Dokumentacioni i tenderimit përmban për lokacionin, të dhëna hidrologjike, dhe topografike si dhe të dhëna mbi kushtet që duhet të përmushur nga koncesioneri.
  2. Ofertuesit duhet të dorëzojnë dëshmi pët aftësinë e tyre, duke përfshirë:  
  • А) Për ofertuesit e vendit: Dokument për veprimtari të regjistruar (DRD formularë) të nxjerrë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

B) Për ofertuesit e huaj, është e nevojshme që të dorëzohet dokument nga organi kompetent – vërtetim se gjendet në regjistrin tregtar zyrtarë që udhëhiqet nga organi kompetent i vendit ose vërtetim nga organi kompetent për certifikim që i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj;

  • А) Për ofertuesit vendas dhe të huaj: raporti i bilancit të gjendjes të certifikuar nga organi kompetent, përkatësisht bilanci i reviduar i gjendjes për tre vitet e fundit fiskale ose ekstraktet nga raporti i bilancit të gjendjes, në rastet kur publikimi i bilancit të gjendjes përcaktohet me ligj në vendin kur operatori ekonomik është i regjistruar. Raporti i auditimit të përmbaj të dhëna për punën e përgjithshme ekonomike të ofertuesit për tri vitet e fundit fiskale (2015, 2016 dhe 2017). Nëse personi juridik është i regjistruar në periudhë më të shkurtër se ky, raportet financiare të dorëzohen për periudhën e regjistrimit;

B) Për ofertuesit vendas dhe të huaj: çertifikata e qarkullimit të përgjithshëm të ndërmarrjes (të dhënat nga bilanci i suksesit të dhënë nga organi kompetent, përkatësisht bilanci i reviduar i suksesit) edhe atë më së shumti për tre vitet e fundit financiare (2015, 2016 dhe 2017), për të cilat janë në dispozicion informacionet e tilla në varëshmëri nga data në të cilën ndërrmarja është themeluar ose ka filluar punën dhe në varëshmëri të disponueshmërisë së informacioneve të këtilla;

  • Të ardhurat e përgjithshme të ofertuesëve, kumulative në tri vitet e fundit nuk duhet të jenë më pak se 500 euro për kW kapacitet të instaluar sipas ofertës në formë të plotësuar në mënyrë të rregullt të nënshkruar sipas ANEKSIT C: Letër e ofertës; Nëse personi juridik është i regjistruar në periudhë më të shkurtër se tre vite, dokumentet e nevojshme të dorëzohen për periudhën e regjistrimit përfundimisht me vitin e fundit fiskal. (Të ardhurat e përgjithshme për këto oferstues nuk duhet të jenë më pak se 500 euro për kW kapacitet të instaluar në periudhën nga regjistrimi i tij përfundimisht me vitin e fundit fiskal, sipas ofertës së saj në formë të plotësuar në mënyrë të rregullt të nënshkruar sipas ANEKSIT C:

Për personat fizik vërtetim nga banka ose institucion tjtër finansiar për të ardhurat e siguruarapër realizimin e projektit për më së paku 1000 euro për kW kapacitet të instaluar sipas ofertës së tij të plotësuar dhe nënshkruar në mënyrë të rregullt sipas ANEKSIT C: Letra e ofertës

  • А) Për personat vendas: Vërtetim i tatimeve të paguara, kontributeve dhe taksave tjera publike të lëshuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të Republikës së Maqedonisë.

B) Për personat e huaj: Vërtetim nga organi kompetent në vendin e origjinës për tatimet e paguara dhe taksat tjera publike;

  • А) Për personat vendas: Vërtetim se personi në fjalë nuk është në procedurë likuidimi i dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

B) Për personat e huaj juridikë: Dokument nga organi kompetent në vendin e origjinës se personi në fjalë nuk është në procedurë falimentimi;

  • А) Për personat vendas: Vërtetim se personi në fjalë nuk është në procedurë likuidimi i dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

B) Për personat e huaj: Dokumenti nga organi kompetent në vendin e origjinës se personi në fjalë nuk është në procedurë likuidimi;

– deklaratë se personit në pesë vitet e fundit nuk i është shqiptuar vendimii formës së prerë për pjesëmarrje në organizatën kriminale, korrupsionin, mashtrim ose pastrim parash,

– dokument se ofertuesit nuk i është shqiptuar një dënim tjetër, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat për thirrje publike, ndarrjen e kontratave për furnizim publik dhe kontratave për partneritetin publiko privat

dokument se ofertuesit nuk i është shqiptuar një dënim tjetër ndalim i përkohshëm os ei përhershëm për kryerjen e veprimtarie të veçantë,

– vërtetim se personit nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës, ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, përkatësisht ndalim të përkohshëm për kryerjen e veprmitarisë së caktuar.

Deklaratë e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e konsorciumit për paraqitje të përbashkët të tenderit.   Në deklaratën, anëtarët e konsorciumit duhet që të përcaktojnë anëtarë udhëheqës dhe në mënyrë të qartë ta emërojnë atë, si dhe ta shprehin pjesëmarjen në përqindje kapitale të secilit anëtar të konsorciumit.

5. Oferta e përgjithshme duhet të jetë në gjuhën maqedonase. Dokumentacioni shoqërues i ofertës, që kërkohet në pajtim me proceduren e tenderimit duhet të jetë në formë origjinale ose kopje e notarizuar. Dokumentacioni nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj, përveç raporteve financiare.

6. Ofertuesit mund të japin oferta për një ose më tepër lokacione për hidrocentrale të vogla, përkatësisht për një ose disa grupe të lokacioneve të hidrocentraleve të vogla, por jo më shumë se një ofertë për një lokacion, përkatësisht një grup lokacionesh. Personi juridik në të njëjtën kohë mund të jetë anëtarë vetëm i një konzorciumi i cili dorëzon ofertë për të njëjtin lokacion /grup lokacionesh. Procedura për ndarjen e koncesionit do të zbatohet për secilin lokacion në veçanti. Numri i nevojshëm minimal i ofertuesve të aftë të cilët mund të parashtrojnë ofertat për një lokacion është një.

7. Oferta duhet të përmbajë:

–     letrën e ofertës;

–     dëshmi të përmendura në pikën 4.2 të kësaj shpalljeje,

–     rishikimin e vendimit të objekteve të bazës topografike dhe gjeodezike,

–     të dhënat për rrjedhat karakteristike (rrjedhat minimale, mesatare mujore), për profilin e kaptazhit të ujit për periudhën e të paktën dhjetë viteve,

–     sasinë e ujit që planifikohet të grumbullohet dhe mënyra e grumbullimit,

–     mënyrën e shkarkimit të ujërave,

–     karakretistikat themelore të objektit me të cilin kryhet veprimtaria, dhe

–     deklaratën e nënshkruar nga anëtarët e konsorciumit për pjesëmarrjen e përbashkët në procedurën për ndarjen e koncesionit të ujit në të cilin qartë do të emrohet anëtari udhëheqës dhe përqindja e pjesëmarrjes kapitale të secilit anëtarë të konsorciumit.

–     Garancinë për pjesëmarje në procedurë

8. Personi i cili e merr dokumentacionin e tenderit duhet të dorëzojë autorizimin e firmës për të cilën e merrë dokumentacionin dhe në këtë autorizim duhet të ceken të gjitha të dhënat e nevojshme për kontakt (аdresa, telefoni, faksi dhe е-maili i firmës ose i personit të autorizuar nga firma për kontakt

Për marrjen e Dokumenatcionit të tenderit, ofertuesi i interesuar obligohet që të paguajë mjete të pakthyeshme në vlerë prej 100 euro në kundërvlerë të denarit sipas kursit të këmbimit të BPRM në ditën e pagesës. Pagesa duhet të kryhet në dobi të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,

Me shenjën: për marrjen e dokumentacionit të tenderit për ndarjen e koncesionit për ujë për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vogla

Për kompanitë e vendit:

Llogaria e thesarit: 100000000063095

Llogaria e shfrytëzuesit të buxhetit: 121011520278710

Shifra e të ardhurave dhe programi: 725939-40

Deponent: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Numri tatimor: 4030998358508

Për kompanitë e huaja :

Ministry of Environment and Physical Planning

National Bank of the Republic of Macedonia

Bu. GoceDelcev No.8

1 000 Skopje, Republic of Macedonia

SWIFT BIC: NBRM MK 2X

IBAN: MK07 1007 0100 0017 436

9. Gjatë përzgjedhjes së ofertës më të volitshme ekonomike do të shqyrtohen vetëm ofertat të cilat posedojnë dokumentacionin e plotë në pajtim me Instrukcionet për ofertues të cilat janë pjesë përbërëse e dokumentacionit të tenderit.

  1. Kriteri për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme ekonomike do të llogaritet sipas formulës:

C = 12500 x Pi + U (me shkronja: C është e barabartë me dymbëdhjetë mijë e pesëqind e shumëzuar me Pi plus U)

ku:

C –kriteri i rangimit

Pi –fuqia minimale e instaluar e hirdocentralit në kW e cila duhet të jetë e instaluar sipas ofertës së ofertuesit dhe që është theksuar në deklaratën e ofertuesit

–     Nëse bëhet fjalë për grup lokacionesh Pi do të jetë shuma e fuqive të instaluara nga të gjithë lokacionet në grup

U –shtesë e ofruar e kompenzimit minimal të njëhershëm në denarë të Maqedonisë

11. Do të shqyrtohen vetëm ofertat e dorëzuara në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi “Presveta Bogorodica” Nr.3, kati i dyt, më së voni deri më 20.02.2019 ora 10:00 sipas kohës evropiane qendrore.

12. Ofertat dorëzohen në një ekzemplarë origjinal. Më tej, Oferta për lokacionin të dorëzohet edhe në pajisje elektronike transmetuese.

13. Hapja publike e ofertave do të jetë më 20.02.2019 në ora 11 . Hapja publike do të bëhet me leximin e Zarfit 1, Dokumentacioni i obligueshëm dhe nëse dokumentacioni i obligueshëm është i kompletuar do të lexohet edhe Zarfi 2, Oferta për lokacionin, përkatësisht Letra për ofertë. Për hapjen publike Komisioni harton proçesverbal.

14. Коncesioni për shfrytëzimin e ujit do të jepet për periudhën prej 23 viteve në pajtim me Ligjin e ujërave dhe Ligjin për koncesione dhe partneritet publik-privat. Оbligimet e koncesionarit pas nënshkrimit të Kontratës për koncesion janë këto:

–     Përgatitja e dokumentacionit projektues për hidrocentralin për të cilën jepet Oferta

–     Sigurimi i të gjitha lejeve dhe përmbushja e kushteve të definuara në lejet përkatëse në pajtim me legjislacionin e Republikës së Maqedonisë;

–     Ndërtimi i objekteve në pajtim me dokumentacionin projektues;

–     Sigurimi i lejeve të domosdoshme për punën e hidrocentralit, në pajtim me legjislacionin e Republikës së Maqedonisë;

–     Menaxhimi dhe mirëmbajtja e të gjitha objekteve në kuadër të centralit;

–     Bartja e të gjitha objekteve të hidrocentralit të vogël dhe tokës ku gjinden të njëjtat pas skadimit të periudhës së koncesionit, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nën kushtet dhe gjendjen e përcaktuar në kontratën për koncesion.

Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë Shpallje publike investuesit e interesuar mund ti drejtohen personit të autorizuar për kontakt: Меlita Kasam Zeqiri e-mail: kasamzeqiri@gmail.com,k.zekiri@moepp.gov.mk

Tel. 076 298 210

Për informata më të hollësishme në lidhje me lokacionet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla vizitoni faqen: www.moepp.gov.mk.

15. Mbrojtja ligjore

Secili ofertues ka të drejtë ankimimi në afat prej 8 ditësh nga dita e marrjes së vendimit për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, përkatësisht në afat prej 15 ditësh nga dita e dërgimit të vendimit për anulimin e procedurës. Ankesa duhet të depozitohet te Komisioni Shtetërorë për ankesa për furnizime publike, Bul. Ilinden Nr.63.a, Shkup e cila vendos për ankesën sipas dispozitave të Ligjit për furnizime publike.

 

Коmisioni për zbatimin e procedures për ndarjen e koncesionit

Kryetari Komisionit
Nebi Rexhepi