Organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë për zgjedhje të përfaqësuesve si anëtarë të Grupit punues sektorial dhe IPA-s Komitetit monitorues sektorial për sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike
Ftesë drejtuar Organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë për zgjedhje të përfaqësuesve si anëtarë të Grupit punues sektorial dhe IPA-s Komitetit monitorues sektorial për sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike.
Të nderuara Organizata joqeveritare, Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në kuadër të zbatimit të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA), përgatiti Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020.
Në përputhje me programin operativ , MMJPH si institucion përgjegjës për zbatimin e të njejtit, ka për qëllim të krijoj Grupin punues sektorial si vend për fillimin e zhvillimit të dialogut me palët e interesuara dhe donatorët, si dhe me institucionet tjera nacionale me qëllim të vendosjes së kornizës për zgjidhjen e reformave dhe çështjeve kyçe që duhet të ndërmerren në sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike, për shkak të plotësimit të suksesshëm të kërkesave të legjislacionit të BE-së , në mënyrë plotësuese mbështetur me investime dhe mekanizma të monitorimit të asaj që është zbatuar.
Në kuadër të këtij programi u reflektua nevoja e formimit të Grupit të posaçëm punues sektorial për mjedis jetësor dhe aksione klimatike.
Nevoja e formimit të këtij grupi punues rrjedh edhe nga qëllimi për t’u implementuar qasja sektoriale në zbatimin e ndihmës së huaj dhe fondeve të brendshme , të cilat mbështesin një program dhe politikë të vetme.
Grupi punues sektorial krijohet me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të koordinimit të efektshëm të aktiviteteve të lidhura me programim dhe monitorim të fondeve të BE-së, ndihmën tjetër dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe të propozoj masa dhe aktivitete në drejtim të përmirësimit të gjendjes me mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike. Grupi punues sektorial do të ketë rol të rëndësishëm në sigurimin e koordinimit me donatorët ku nevojat për ndihmë dhe fondet në dispozicion do të dikutohen dhe harmonizohen.
Njëherësh, në përputhje me Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020, si dhe Rregullativën për IPA II është paraparë monitorimi i zbatimit të programit të bëhet përmes Komitetit sektorial të monitorimit , i cili përbëhet nga përfaqësues të organeve të administratës shtetërore që marrin pjesë në zbatimin e IPA-s, përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Midis palëve të interesuara që kanë vend të rëndësishëm në punën e Grupit punues sektorial dhe Komitetit sektorial të monitorimit janë organizatat joqeveritare, të cilat veprojnë në sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike në Republikën e Maqedonisë.
Në përputhje me të lartpërmendurën, Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ju fton të paraqiteni në shpalljen për zgjedhje të pozitave në vijim:
- 1 (një) anëtar nëGrupin punues sektorial;
- 2 (dy) zëvendësanëtarë nëGrupin punues sektorial;
- 1 (një) anëtarnë Komitetin sektorial të monitorimit për Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020 ( IPA II);
- 1 (një) zëvendësanëtar në Komitetin sektorial të monitorimit për Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020 ( IPA II);
- 1 (një) anëtar rezervë*[i] në Komitetin sektorial të monitorimit për Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020 ( IPA II) dhe
- 1 (një) zëvendësanëtar rezervë në Komitetin sektorial të monitorimit për Programin sektorial shumëvjeçar për Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për IPA-n për periudhën programore 2014-2020 ( IPA II) .
Kandidatët/anëtarët e zgjedhur përkatësisht zëvendësanëtarët do ti kenë detyrimet në vijim:
- Kandidatët/anëtarët e zgjedhur përkatësisht zëvendësanëtarët do të duhet aktivisht të marrin pjesë në punën e Grupit punues sektorial, gjegjësisht në Komitetin sektorial të monitorimit si dhe aktivisht të marrin pjesë dhe të jenë të pranishëm nëpër mbledhje;
- Kandidatët/anëtarët e zgjedhur përkatësisht zëvendësanëtarët do të duhet të kryejnë konsultime të rregullta me organizatat joqeveritare që veprojnë në Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike për çështje, të cilat do të jenë temë e diskutimeve në Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike, përkatësisht Komitetin sektorial të monitorimit, dhe
- Kandidatët/anëtarët e zgjedhur përkatësisht zëvendësanëtarët do të duhet rregullisht ti informojnë dhe të dorëzojnë raport vjetor para organizatave joqeveritare që i përfaqësojnë për punën e tyre në Sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike, përkatësisht Komitetin sektorial të monitorimit.
Кriteret për zgjedhje
Каndidatët duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:
- 1. Каndidati të ketë minimum 3 vjet përvojë pune në organizatë joqeveritare, e cila vepron në sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike;
- Каndidati të propozohet nga së paku nga një organizatë joqeveritare, e cila ka minimum 3 vjet përvojë pune në sektorin e mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike (në kandidature duhet të ceket muaji dhe viti kur është themeluar organizata joqeveritare);
- Каndidati të njohë dhe të zotërojë gjuhën angleze (certifikata për njohje të gjuhës angleze nevojitet nëse nga biografia nuk mund të shihet qartë se kandidati e zotëron gjuhën angleze);
- Каndidati nuk guxon të jetë i punësuar në Administratën publike ose në ndonjë organ të qeverisjes shtetërore ose lokale ( në biografi duhet të cekë se ku është i punësuar, gjegjësisht statusin e punësimit) dhe
- Përvojë anëtarësimi në komisione dhe organe tjera të punës për ligje dhe plane ( duhet të ceken në biografi).
Dokumentet e nevojshme të cilat duhet të dorëzohen bashkë me emrimin janë këto:
- Letër shoqëruese nga organizata/organizatat joqeveritare e cila /të cilat e përzgjedhin kandidatin /kandidaten duke deklaruar pozicionin për të cilin kandidon edhe atë ose si anëtarë në Grupin punues sektorial ose si anëtarë në Komitetin sektorial monitorues të ;
- Letër motivuese – Arsyetim i shkurtë i kandidatit të propozuar, pse i njëjti /e njëjta duhet të përzgjedhet, në pajtim me kriteret e përmendura më lartë (maksimumi 500 karaktere në font 11 Times New Roman ) dhe
- Biografi e shkurtë (CV) e kandidatit /kаndidates.
Ju lutemi, emrimet Tuaja të dorëzohen te Elena Mitrovska, Sektori i BE-së, pranë MMJPH, në këtë e-mail аdresë mitrovska@live.com. Emrimet duhet të dorëzohen edhe me shkrim në adresën: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bul. Goce Dellçev pn ( ndërtesa e RTVM), Sektori i BE-së, me shenjën: Emrimi i përfaqësuesit të OJQ.
Në emrim duhet qartë të përmendet se për cilin pozicion propozohet kandidati. Propozimet e personit të njëjtë për dy pozicione nuk do të pranohen . Në raste të këtilla, do të merret parasysh vetëm kandidatura e cila ka arritë e para përmes postës elektronike.
Emrimet duhet të dorëzohen në emër të Organizatës Joqeveritare (emrimet personale nuk do të merren parasysh).
Afati i paraqitjes është më së voni deri më 5 dhjetor 2016 deri në ora 16,30.
Emrimet e pakompletuara si dhe ato të vonuara nuk do të merren parasysh.
МMJPH në ueb faqen e saj do të përpilojë listën e kandidatëve të paraqitur ku do të theksohet organizata joqeveritare e cila i ka kandiduar më 7 dhjetor 2016.
Zgjedhja e kandidatit/es
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet më 9 dhjetor 2016 , në hapësirat e Info Qendrës së BE-së, Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë(rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.52б, 1000 Shkup), me fillim në ora 10 nga përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në R. e Maqedonisë duke votuar sipas orarit në vijim:
10:00 – 10:30 verifikimi i autorizimit për votim të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare;
10:30 – 11:15 shqyrtimi i letrave motivuese dhe biografia e kandëdatëve të propozuar;
11:30 – 12:00 votimi;
12:00 – 12:30 vlerësimi i rezultateve të votimit;
13:00 – publikimi i rezultateve para të pranishmëve.
Të drejtë vote ka secila organizatë joqeveritare përmes një përfaqësuesi, i cili me vete duhet të ketë autorizimin për votim të vërtetuar me numër të arkivit dhe vulë të organizatës joqeveritare të cilën e përfaqëson.
Votimi do të bëhet me shkrim duke rrethuar kandidatin e propozuar.
Votimin do ta zbatojë komisioni i përbërë nga dy anëtarë të MMJPH dhe përfaqësuesi i organizatës joqeveritare i cili është anëtarë në Grupin punues sektorial ose një person i emruar nga ai, i cili është anëtarë i organizatës joqeveritare.
Rezultatet e votimit:
- Каndidati për anëtarë në Grupin punues sektorial i cili ka fituar më së shumti vota nga organizatat joqeveritare do të emrohet anëtarë i të njëjtit.
- Каndidati për anëtarë në Komitetin sektorial monitorues për Programin disavjeçar të sektorit për Sektorin e Mjedisit Jetësor dhe Aktivitetet Klimatike për IPA periudhën programore 2014-2020 (IPAII) i cili ka fituar më së shumti vota do të emrohet anëtarë i të njëjtit.
- Kandidatët e dytë të radhitur do të emrohen si zëvendës anëtarë.
- Kandidati i tretë i radhitur nga kandidatët e emruar për Grupin punues sektorial emrohen si zëvendës anëtarë
- Kandëdati i tretë i radhitur nga kandëdatët e emruar për Komitetin sektorial monitorues emrohet si anëtarë rezervë i të njëjtit.
- Kandidati i katërt i radhitur nga kandidatët e emruar për Komitetin sektorial monitorues emrohet si zëvendës anëtarë rezervë i të njëjtit.
Publikim
Rezultatet nga votimi do të shpallen publikisht në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor më 9 dhjetor 2016.