Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapesinore publikon shpalljen per angazhimin e nje personi – konsulenti në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve për zhvillimin e regjistrave kombëtare për ndotësit dhe transferimin e ndotësve (PRTR) dhe mbështetjen e zbatimit të SAICM në dy vende me ekonomi në tranzicion, Republika e Moldavise dhe Republika e Maqedonisë” që e zbaton Zyra e ndotësve organik të qëndrueshëm edhe atë:
1. Angazhimi i 1 (nje) Konsulenti kombëtarë per pergatitjen e udherrefyesit/doracakut per vlerësimin e emisioneve
Kandidati per këtë pozicion duhet ti plotesojë këto kushte:
-Arsim universitar nga lëmia e kimisë, ekologjisë, teknologjiëe ose shkencave të tjera teknike
-njohuri të avancuara të gjuhës angleze
-njohuri të avancuara të aftësive kompjuterike
-diploma e Masterit do të llogaritet si përparësi
-Përvoja e ratifikimit dhe implementimit të protokollit PRTP- do të llogaritet si përparësi
Përvojë e përgjithshme profesionale
Së paku 10 vjet përvoj të përgjithshme profesionale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, reduktimin e ndotjes industrial , transportit, ndotjes së ajrit ose përgatitjes së inventarëve kombëtarë .
Përvojë specifike profesionale
Përvojë në të paktën dy projekte të ndërlidhura me përgatitjen e inventarit për emisionet
Njohja e legjislacionit kombëtarë të mjedisit jetësot për emisionet e ajrit dhe PRTR përvojën në shfrytëzimin e Doracakut për EMEP/EEA
Anëtarësimet e mëparshme ose aktuale në trupa profesionale që kanë të bëjnë me emisionet e ajrit do të llogaritet si përparsi
Nevojitet përvoja në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombetare që kanë të bëjnë me emisionet në ajër
Dërgesat e pritura:
- Doracak për vlerësimin e emisioneve ne industrinë metalike dhe kimike
- Doracak për vlerësimin e emisioneve nga prodhimi i energjisë dhe ngrohjes
- Doracak për vlerësimin e emisioneve në bujqësi dhe ferma
- Doracak për vlerësimin e emisioneve nga repartet për djegien e mbeturinave dhe reparteve për trajtimin e ujërave
Kohëzgjatja e angazhimit: 4 muaj d.m.th. 11 javë pune.
Krahas kualifikimeve te nevojshme që u përmendën më lartë kandidatët duhet ti përmbushin kushtet e përgjithshme në vijim:
Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos kenë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kandidatët e interesuar duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim: letër motivuese, biografi të shkurtër, kopje të çertifikatës së shtetësisë, kopje të diplomës për fakultetin e kryer të vërtetuar te noteri, si dhe diploma dhe çertifikata të tjera që i posedojnë e që janë relevante për vendin e punës.
Dokumentet të cilat e konfirmojnë përvojën e nevojshme e cila kërkohet në kushtet e përmendura për këtë pozicion.
Dokumentacioni i nevojshëm të dorëzohet në pliko të mbyllur direkt në Arkivën e
Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ose me postë në këtë adresë:
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3, 1000 Shkup (me shenjën ,,për shpalljen për punësim’’)
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është (3) tri ditë, llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.Dokumentacioni dhe paraqitja e vonuar jo e plotë dhe e pakompletuar nuk do të shqyrtohet.Pas selektimit të kryer të kandidatëve të paraqitur për plotësimin e vendit të përmendur të punës, kandidatët e përzgjedhur do të thirren prap në intervistë në ambientet e Ministrisë.