SHPALLJE PUBLIKE

SHPALLJE PUBLIKE

për angazhimin e dy (2) personave për nevojat e projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit të shëndetit për ndotjen e ajrit në rajonin ndërkufitar” të programit IPA2 – Bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë për periudhën 2014-2020, edhe atë:

  1. Аngazhimi i një (një) koordinatori projektues

Каndidati për këtë pozitë duhet ti përmbush kushtet në vijim:

  1. Të ketë Mbaruar Arsimin e Lartë- Fakultetitin e Teknoligjive Informative-Komunikative
  2. Minimum 3 vjet përvoj pune në projekte
  3. Pjesëmarrës në të paktën 2 projekte si asistent i projektit
  4. Njohuri aktive të gjuhës angleze (të flasë dhe shkruaj)
  5. Njohuri solide të procedurave dhe mënyrën e udhëheqjes së projekteve të financuara nga BE
  6. Përvojë në projektet për ndotjen e ajrit dhe mjedisit

Qëllimet e angazhimit janë:

  • Që ti koordinojë aktivitetet, resurset, pajisjet dhe informacionet projektuese që kanë të bëjnë me projektin,
  • Vazhdimisht të përcjellë përmbushjen e objektivave dhe kërke save të projektit
  • Të përgatisë dokumentacione tenderiale, detyra projektuese dhe të marrë pjesë në koordinimin dhe përpunimin e dokumenteve të cilat duhet të dalin nga zbatimi i projektit
  • Të vëzhgojë dhe përcjellë progresin e projektit dhe ti zgjidhë problemet që dalin nga zbatimi i projektit
  • Ta përcjell orarin e punës së shpenzuar të projektit, buxhetit, planit dhe fondeve të shpenzuara për zbatimin e aktiviteteve të projektit
  • Të përgatisë marrëveshje dhe procedura ligjore të nevojshme për zbatimin e projektit
  • Të përpunojë dokumentacion projektues, plane dhe raporte, të cilat në pajtim me marrëveshjen janë detyrim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Të marrë pjesë në organizimin e konferencës përfundimtare
  • Të japë ndihmë teknike ekspertëve profesional gjatë zbatimit të aktiviteteve projektuese

 

 

  1. Аngazhimi i 1 (një) asistenti

Каndidati për këtë pozitë duhet ti përmbushë kushtet në vijim:

  1. Të ketë Mbaruar Arsimin e Lartë– Fakultetin Ekonomik
  2. Minimum 3 vjet përvoj pune
  3. Njohuri aktive të gjuhës angleze (të flasë dhe shkruaj)
  4. Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në Zyrë
  5. Nivel të lartë të vendosjes së pavarur, marrjes së iniciativeve dhe organizimit gjatë kryerjes së detyrave dhe koordinimit të pjesëmarrësve në projekt
  6. Aftësi për përgatitjen e raporteve financiare

Qëllimet e angazhimit janë:

  • Të asistojë në zbatimin e aktiviteteve projektuese, resurseve, pajisjes dhe informacioneve që kanë të bëjnë me projektin
  • Të ndihmojë në koordinimin e aktiviteteve projektuese së bashku me koordinatorin e projektit
  • Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, detyrave projektuese dhe të marrë pjesë në koordinimin dhe përpunimin e dokumenteve të cilat duhet të dalin nga zbatimi i projektit
  • Ta përcjell orarin e vet të punës së shpenzuar në projekt dhe të kujdeset për dokumentacionin financiar që del nga projekti
  • Të organizojë trajnimet dhe ngjarjet e tjera që duhet të jenë pjesë e aktiviteteve të projektit
  • Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit dhe raporteve të projektit të cilat e shënojnë progresin e projektit
  • Të marrë pjesë në organizimin e konferencës përmbyllëse
  • Të ofrojë mbështetje teknike për ekspertër profesional në zbatimin e aktiviteteve
  • Rregullisht dhe me kohë të komunikojë me partnerët e tjerë të projektit.

Përveç kualifikimeve të lartpërmendura, kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një profesion, veprimtari ose detyrë.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë (letër interesi), një biografi të shkurtër në gjuhën maqedonase, një kopje të një diplome ose një certifikatë të arsimit të përfunduar, dëshmi për zotësinë e gjuhës angleze, si dhe dëshmi e njohurive aktive të programeve kompjuterike për punë zyre.

MMJPH përpiqet të sigurojë përfaqësim të barabartë të grave dhe pakicave në të gjitha aktivitetet e veta dhe inkurajon të gjithë kandidatët që janë të interesuar dhe që i përmbushin kushtet, të aplikojnë për këtë shpallje.

Kohëzgjatja e angazhimeve: 15 muaj nga data e lidhjes së kontratës për angazhimin e personave.

Aplikimet me dokumentet për plotësimin e kushteve duhet të dorëzohen me postë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor ose personalisht në arkivin e Ministrisë (Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3)

Afati i aplikimit 5 ditë llogaritet nga data e publikimit.

Dokumentacioni i vonuar dhe i paplotë nuk do të merret parasysh. Do të intervistohen vetëm aplikantët e kualifikuar.

Të gjithë kandidatët e regjistruar do të kenë mundësi të barabarta për t’u pranuar në përputhje me aftësitë, arsimin dhe aftësitë e tyre personale.