Në bazë të nenit 19 dhe 23 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 9/97, 6/02, 40/03, 49/06, 22/07, 83/09, 97/10, 6/12, 119/13, 41/14, 138/14, 25/15, 61/15, 39/16, 64/18 dhe 35/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 89/22 dhe 274/22), dhe në lidhje me nenin 14 të “Vendimit për themelimin e NP të përbashkët për menaxhimin rajonal të mbeturinave” të miratuar nga Këshilli i komunës së Sveti Nikollës në seancën e mbajtur më 17.02.2021 me numër 0801-1031 të dates 17.02.2021, dhe “Vendimi për revokimin e kompetencave të komunës së Sveti Nikollës për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për Menaxhimin Rajonal të Mbeturinave ECO EAST – Verilindje Sveti Nikollë dhe për nënshkrimin e vendimit për zgjedhjen e drejtorit të miratuar nga MMJPH” numër 11-2281.1 më datë 24.03.2023, si dhe Vendimit për shpallje publike për zgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për Menaxhimin Rajonal të Mbeturinave ECO EAST – Verilindje Sveti Nikollë numër 02 – 541/1 datë 15.01.2024 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shpall
Konkurs publik për zgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për Menaxhimin e Mbeturinave ECO EAST – Verilindje Sveti Nikollë
Shpallet konkursi publik për zgjedhjen e Drejtorit të Ndërmarrjes së Përbashkët Publike për Menaxhimin Rajonal të Mbeturinave ECO EAST – Verilindje Sveti Nikollë.
Krahas kushteve të përgjithshme, duhet të plotësohen edhe kushtet e përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar të paktën 240 kredite ECTS ose të ketë përfunduar arsimin e shkallës VII/1,
- në momentin e emërimit me aktvendim gjyqësor të formës së prerë nuk është i dënuar me gjobë ose sanksion kundërvajtës, me ndalim të ushtrimit profesional, veprimtarisë ose detyrës.
- të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune
- zotëron një nga certifikatat vijuese të njohura ndërkombëtarisht ose certifikatat për njohuri aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet: TOEFL iBT – të paktën 74 pikë, IELTS – të paktën 6 pikë, ILEC Cambridge English: Legal – të paktën niveli B2, FCE Cambridge English First – provim i kaluar, BULATS – të paktën 60 pikë ose APTIS – të paktën niveli B2.
- të ketë aftësi organizative dhe drejtuese për udhëheqje
Me aplikimin, kandidatët duhet të bashkëngjisin:
- Certifikata e shtetësisë;
- Transkript i certifikuar i diplomës për formimin profesional të përfunduar,
- Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës
- Biografi e shkurtër – CV;
- Certifikata e njohjes së gjuhës,
- Vërtetim nga organi kompetent se nuk i është shqiptuar masa e ndalimit në ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- Referenca për pjesëmarrje në projekte (vendase dhe të huaja) për Menaxhimin Rajonal të Mbeturinave
- Letër motivuese
Orari i punës: Orari i punës në javë është 40 orë, me orar nga e hëna deri të premten nga ora 07:30 deri në 15:30.
Paga neto 69,604 denarë.
Shpallja publike do të zgjasë 5 (pesë) ditë nga dita e publikimit,
Njoftimi për zgjedhjet do të dorëzohet deri tek kandidatet brenda 8 ditëve nga dita e marrjes së vendimit për zgjedhje.
Me personin e përzgjedhur do të lidhet një marrëveshje në të cilën të drejtat, përgjegjësitë dhe kompetencat do të rregullohen në përputhje me ligjin.
Aplikacioni me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me shënimin “për konkurs publik për zgjedhjen e drejtorit”.
Aplikacionet që nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e kërkuara do të konsiderohen të parakohshme ose të paplota dhe nuk do të merren parasysh.