Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar një takim pune me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e komunave nga rajoni planor Lindor dhe Verilindor, ku është diskutuar për krijimin e një modeli të funksionimit, strukturimit dhe financimit të Kompanisë rajonale për Shërbime Publike dhe koordinimin e bashkëpunimit me komunat dhe ndërmarrjet komunale.
Për përfitim më të mirë financiar të shërbimeve komunale rajonale dhe për grupimin e Rajoneve planore në sistemet rajonale të menaxhimit të mbeturinave, u hap çështja e krijimit dhe vendosjes në funksion të një modeli funksional të bashkëpunimit dhe menaxhimit të mbeturinave. Në këtë drejtim është dakorduar për takimin e radhës në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha rajonet tjera planore në vend.