Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot ka vizituar minierën Sasa në Makedonska Kamenicë, për të cilën është në fazën përfundimtare procedura për ndryshimin e A – Lejes së Integruar Mjedisore.
Gjatë vizitës ministrja Shukova, nga një pjesë e stafit drejtues të minierës Sasa, i përfaqësuar nga drejtori teknik Borçe Gocevski, drejtori financiar Maksim Narimbetov dhe udhëheqësja e njësisë për mjedis jetësor Marija Stojanovska, u njoftua për ndryshimet në kuadër të instalimit në bazë të së cilës është paraqitur Kërkesa për modifikimin e A – Lejes së Integruar Mjedisore.
Siç informuan nga miniera Sasa, në vitet e fundit ky kapacitet minerar është investuar në mënyrë intenzive në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin. Ivestimet kapitale janë në drejtim të zhvillimit të funksionimit të sigurt, të përgjegjshëm ndaj mjedisit dhe të qëndrueshëm të minierës Sasa dhe zgjatjet së “jetës” së minierës.
Në kuadër të instalimit janë realizuar ndryshime të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të proceseve të punës duke aplikuar teknologjitë më të mira në dispozicion, si dhe janë bërë investime serioze në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit. Ajo që ka më shumë ndikim është ndryshimi me metodën e gërmimit me mbushje, duke përfshirë një ndryshim në mënyrën e menaxhimit të mbeturinave me flotacion. Kjo nënkupton ndërtimin e objekteve shtesë të nevojshme për zbatimin e projektit të ri, ndryshimin e metodës së menaxhimit të zgjyrës, ndërtimin e një sërë objektesh të reja, si stacioni për përgatitjen e pastës me objektet përcjellëse dhe tubacionin për transportimin e mbeturinave, objekt për depozitimin e thatë, rindërtimi i një magazine për mbeturinat e rrezikshme, një magazinë për mbeturina, një laborator i ri motorik dhe një sërë të tjerash.
Vendosja në funksion e metodës së re të gërmimit dhe mënyra e re e menaxhimit të mbeturinave, të cilat janë në përputhje me teknologjitë më të mira të disponueshme, do të ketë një ndikim të shumëfishtë pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të qëndrueshëm të minierës SASA, duke ruajtur nivelin e lartë të sigurisë, si dhe një shkallë akoma më të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Sasa është një shembull i mirë se si duhet të investohet në mjedis dhe se si me tranzicionin dhe aplikimin e teknologjive më të mira të disponueshme, mund të sigurohet përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe të sigurohet një përfitim ekonomik, por jo në dëm të mjedisit jetësor”, tha ministrja Shukova.