Ministrja Shukova vizitoi stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Koçan, i cili është një histori suksesi e funksionimit të mirë dhe të qëndrueshëm të një objekti infrastrukturor në të cilin aplikohen përvojat pozitive evropiane dhe teknologjitë e avancuara.
Jo vetëm që trajtohen ujërat e zeza nga vendbanimi dhe mbrohen ujërat e pellgut të lumit Bregalnica, por gjithashtu sigurohet vetëqëndrueshmëria e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, përmes prodhimit të vet të energjisë elektrike me fotovoltaikë dhe përpunimit të llumit në kompost, të cilat së shpejti do të paketohen dhe do të jenë në dispozicion të fermerëve.
Nga stacioni i pastrimit të ujërave të zeza informojnë se në dy vitet e para, komposti do të shkëmbehet me fermerët me kashtë, gjë që zgjidh një tjetër segmend të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor – djegien e kashtës.