Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë, përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendësministren e Shëndetësisë, Maja Manoleva, kanë vizizuar sot Koçanin, ku së bsahku me qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit nga rajoni diskutuan për përfitimet e ndërtimit të autostradës Shtip-Koçan.
Në deklaratën e saj, ministrja Shukova theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe në zhvillimin e zonave të mrbojta të saposhpallura në rajon, pasi kontribuon në lidhshmërinë e vendbanimeve dhe lëvizjen më të shpejtë dhe më të sigurtë të automjeteve, që lehtëson transportin e njerëzve dhe mallrave.