Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova gjatë vizitës së sotme në komunën e Gjevgjelisë zhvilloi takim pune me kryetarin e komunës Andon Saramandov, ku diskutuan për kushtet mjedisore në komunë.
Kryetari Saramandov foli edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ministrja Shukova informoi për proceset e realizimit të dy kredive, njëra për menaxhimin rajonal të mbeturinave dhe tjetra për sistemin e furnizimit me ujë, sistemet e bartjes dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe nivelin e disponueshmërisë për pushtetin lokal, përfshirë Gjevgjelinë.
Gjithashtu, ministrja informoi edhe për disponueshmërinë e programeve të tjera të Ministrisë përmes të cilave u ofrohet mbështetje komunave. U diskutua edhe për funksionalitetin e stacionit të pastrimit në Gjevgjeli, për mundësinë dhe përfitimin e vendosjes së fotovoltaikëve për furnizim me energji të stacionit të pastrimit, si dhe për përfundimin e procesit të mbylljes së deponisë komunale.
Pas takimit, ministrja Shukova dhe kryetari Saramandov dolën në terren dhe vizituan të dy lokacionet.