Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot realizoi një në takim kryetarin e Komunës së Çuçer – Sandevës Sashko Komnenoviq.
Në fokus të bisedës ishin aktivitetet për zbatimin e masave në nivel lokal që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes me mbeturinat dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të përshpejtuar të komunës.
Në këtë takim, ministrja Shukova, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të ofrojë mbështetje konkrete për zbatimin e masave dhe aktiviteteve cilësore dhe të qëndrueshme për përmirësimin e gjendjes aktuale me mjedisin në komunën e Çuçer – Sandevës.
Nga takimi u konstatua se bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal është kyç për realizimin e aktiviteteve të qëndrueshme, në kohë dhe të koordinuara të cilat do të kontribuojnë në një mjedis më të shëndetshëm dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët në komunë, por edhe për zhvillimim të qëndrueshëm të vetë komunës.