Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova sot mori pjesë në shënimin e vitit të 5-të jubilar të Ditës së Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për aktualitetin në Infrastrukturën Kombëtare të të Dhënave Hapësinore, si dhe u prezantuan rezultatet e arritura në vendin tonë, por edhe përvojat pozitive nga vendet e rajonit.
Në fjalimin e saj, ministrja Shukova informoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive që nga fillimi në themelimin e Infrastrukturës Kombëtare për të Dhënat Hapësinor dhe Gjeoportalit të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore, i cili mundësoi integrimin e të dhënave hapësinore nga burime të ndryshme në një rrjet, si dhe mori pjesë në hartimin e zgjidhjes ligjore, e më pas në emërimin e një anëtari të këshillit dhe grupit punues për çështjet teknologjike.
– Në vitet e fundit, Ministria jonë ka investuar shumë në zhvillimin e aplikacionit WEB GIS për mbledhjen, përpunimin dhe prezantimin e të dhënave gjeohapësinore nga fushëveprimi i Ministrisë, dhe këtë vit kemi siguruar fonde për zhvillimin e një sistemi informativ të bazuar në WEB dhe integrimi i të dhënave gjeohapësinore në gjeo-bazën e të dhënave sipas direktivës INSPIRE. Synimi dhe sfida jonë është të mundësojmë përpunimin më të shpejtë dhe më efikas të kërkesave të dërguara nga subjektet e interesuara që kanë të bëjnë me identifikimin hapësinor, dhënien e mendimeve, miratimeve, lejeve etj, dhe mbi të gjitha lehtësimin e qasjes publike në të dhënat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe monitorimin e mjedisit jetësor – theksoi ajo.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, e cila koordinon aktivitetet e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore dhe është përgjegjëse për vendosjen në funksion dhe mirëmbajtjen e qasjen në gjeoportalin e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, i cili konfirmon gatishmërinë për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Në këtë ngjarje folën Fatmir Bytyqi, kryetar i Këshillit të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë i ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Koordinimin të Resorëve Ekonomikë dhe Investimet, drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Boris Tunxhev, si dhe mysafirë nga disa vende nga rajoni që prezantuan përvojën e tyre në fushën e infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore.