Shukova: Ne lidhim mekanizmat evropianë me ata ndërkombëtarë, për përmbushje sa më efikase të synimeve dhe detyrimeve globale dhe Agjendës së Gjelbër Evropiane

2Preposition: designating conversion from one format to another

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në kuadër të Asamblesë së 7-të të Fondit Global të Mjedisit, mbajti fjalim në seancën plenare “Zgjidhjet për një planet të shëndetshëm: Përgjigje të integruara për reduktimin e degradimit të mjedisit në nivel global”. Ajo iu përkushtua rëndësisë së një qasjeje të integruar në kuptimin e mjedisit dhe reduktimin e degradimit në drejtim të ruajtjes dhe rivendosjes së shëndetit të Planetit, si një kusht dhe bazë e domosdoshme për shoqëritë rezistuese të qëndrueshme. Në këtë session u  diskua për përvojat në zbatimin e përgjigjeve të tilla, u identifikuan suksese, dështime dhe kompromise, dhe u theksuan drejtimet dhe qasjet që GEF mund të marrë dhe të mbështesë ndërsa zhvillon strategjitë dhe investimet e veta të programimit.

1Në ndërhyrjen e saj, ministrja Shukova iu referua përvojave kombëtare dhe theksoi nevojën e lidhjes së politikave mjedisore dhe veprimit klimatik përmes kryqëzimit të mekanizmave ndërkombëtarë dhe evropianë. Sipas Shukovës, në këtë mënyrë krijohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe e harmonizuar dhe lehtëson zbatimin e detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme dhe Agjendës së Gjelbër Evropiane si prioritetet tona kombëtare dhe globale në mjedis.

2