Debati publik për Projektvendimin për shpalljen e një pjese të Vodno-s si zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur, i cili u organizua dhe u mbajt onlajn (03.02.2021) nga MMJPH në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ngjalli interes të madh. Në prani të mbi 100 pjesëmarrësve, u zhvillua një diskutim i gjerë midis publikut profesionist, përfaqësuesve të pranishëm të institucioneve dhe shoqatave civile në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së Vodno-s dhe u sigurua një proces transparent për përfshirjen e publikut në përgatitjen e aktit të shpalljes. Procesi i paraqitjes së komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve do të jetë i hapur deri më 13 shkurt dhe ato janë të mirëseardhura, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për të mbrojtur një pjesë të Vodno-s si zonë me shumë rëndësi për qytetin e Shkupit dhe mjedisin më të gjerë.
Shpallja e një pjese të malit Vodno është një detyrim i legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e natyrës, siç janë: Ligji për mbrojtjen e natyrës, Plani hapësinor i shtetit dhe Strategjitë kombëtare për biodiversitetin dhe për mbrojtjen e natyrës me planet e veprimit dhe Vendimi i Qeverisë për pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur.
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, MMJPH-ja përgatiti një Projektvendim për shpalljen e një pjese të Vodno-s zonë të mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur V. Iniciativa për shpalljen e Vodno-s si zonë e mbrojtur u iniciua nga Qyteti i Shkupit, i cili dorëzoi në MMJPH Propozim për shpalljen e Vodno-s si zonë të mbrojtur në kategorinë Zonë e mbrojtur së bashku me një Studim për vlerësimin e zonës së mbrojtur park-pyll Vodno. Dokumenti themelor për përgatitjen e Projektvendimit është Studimi, i përgatitur nga një ekip ekspertësh, i cili është pranuar nga Qyteti i Shkupit.
Në të njëjtën kohë, iniciativa për shpalljen e një pjese të Vodno-s të si zonë të mbrojtur është pranuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila miratoi Vendimin për pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur
Si një detyrim sipas Ligjit për Mbrojtjen e natyrës, MMJPH duhet të rivlerësojë të gjitha zonat e mbrojtura dhe të përgatisë akte të reja për shpalljen. Projektvendimi për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur V është bërë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e natyrës dhe nuk ekziston akt tjetër ligjor në nivelin kombëtar për shpalljen e zonave të mbrojtura, dhe kjo vlen edhe për Vodnon.
Qyteti i Shkupit, MMJPH, duke përfshirë edhe Qeverinë e RMV-së, shprehin nevojën për shpalljen sa më të shpejtë të një pjese të Vodno si zonë e mbrojtur.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet e marra në lidhje me Projekt-Vendimin për Vodno-n do të rishikohen nga aspekti i kompetencës së MMJPH-së dhe Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve që e përgatiti Studimin për vlerësimin e zonës së mbrojtur parkut-pyjor Vodno. MMJPH do të përgatisë një Raport nga debati publik dhe do t’ia paraqesë atë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Projekt-Vendimin.