Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, me kënaqësinë informoi se Departamenti i Matjeve Laboratorike dhe të Terrenit (Laboratori Qendror) i Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinorzyrtarisht mori certifikatën e sistemit të cilësisë sipas standardit ISO 17025 për Laborator të akredituar, duke certifikuar 7 metoda testimi, nga të cilat 6 janë për cilësinë e ujit dhe një për zhurmën.
Me atë rast, Ministri Nurdini vizitoi Laboratorin Qendror, ku, duke përgëzuar të punësuarit për suksesin e tyre, vuri në dukje nevojën për respektim dhe zbatim të vazhdueshëm të standardit. Gjatë kësaj ata biseduan me udhëheqësin Afrim Latifi rreth planeve të ardhshme të zhvillimit të Laboratorit.
Siç informoi Ministri Nuredini, me vendosjen e sistemit të cilësisë sipas standardit të akredituar laboratorik dhe certifikimin e 7 metodave nga Instituti i Akreditimit, Laboratori mori mirënjohjepër punën e tij dhe tani mbetet që të zgjerohet numri i metodave të cilat do të akreditohen në çdo vit tjetër. Në fazat e ardhshme, është planifikuar akreditimi i metodave të cilësisë së ajrit, dhe në Buxhetin për 2021 janë siguruar mjete për furnizimin e instrumentit për matjen e emisioneve nga burimet stacionare, për të cilat procedura e furnizimit do të fillojë së shpejti.
Ministri Nuredini gjithashtu informoi se aktiviteti i projektit për furnizimin e instrumentit që përdor teknologjitë bërthamore për analizën e përbërjes së grimcave PM (X-RayF). Instrumenti ka një vlerë prej 61.700,00 euro dhe u dërgua nga depoja e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë dhe pritet të mbërrijë muajin tjetër.
Ky instrument do të përdoret për të analizuar përqendrimet e metaleve të rënda në fraksionet e grimcave PM10, gjë që lejon përcaktimin e sektorëve kryesorë të ndotjes (industri, transport, familje, etj.). Këto analiza do të mundësojnë që të bëhet përparësimi i masave për uljen e ndotjes së ajrit.
Për më tepër, si pjesë e Projektit Rajonal të IAEA – RER7011, Laboratori Qendror i Mjedisit Jetësor tëMMJPHfitoi edhe një tjetër Instrument Multi-wavelength Absorption Black-Carbon Instrument (MABI), me vlerë 4,700.00 Euro, i cili do të përdoret për analizën e Black carbon në fraksionet e PM10.