Funksionin zëvendësministre e Mjedisit Jetësor e merr Ane Lashkoska

Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është realizuar pranim-dorëzimi zyrtar i pozitës së zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zamenik 1Ane Lashkoska e merr këtë funksion nga ish zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska.

Oxhaklieska i uroi Lashkoskës, punë të mbarë dhe të suksesshme në pozitën e re dhe e informoi për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme si dhe për projektet prioritare të Ministrisë.

Zamenik 2Lashkoska theksoi se në këtë sektor të rëndësishëm për qytetarët sheh një hapësirë ​​për përmirësimin e  gjendjes së mjedisit, tërheqjen dhe realizimin e më shumë investimeve të huaja nga sfera, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkufitar në rajon.