Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka zhvilluar takim me drejtorin rajonal të sapoemëruar të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Аrnaud Dauphin, me të cilin kanë biseduar për mundësitë për bashkëpunim profesional ndërmjet dy institucioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Zëvendësministrja prezantoi projektet më të rëndësishme aktuale të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe sfidat me të cilat përballemi në mbrojtjen e mjedisit jetësor, me fokus të veçantë në sektorin e mbeturinave dhe ujërave. U diskutua edhe për planet për aktivitete të reja, prioritetet dhe nevojat e MMJPH-së në periudhën e ardhshme, në të cilat mund të kontribuojë Agjencia Franceze për Zhvillim.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se zhvillimi i bashkëpunimit të mirë dhe vazhdimi i mbështetjes që Franca i jep vendit tonë është një bazë e mirë për menaxhimin më efikas të mjedisit jetësor, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore në vendin tonë, si dhe rritjen e besimit mes dy vendeve.