Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po marrin pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, që po mbahet në Beograd të Sërbisë.
Temat kryesore të cilat janë objekt diskutimi dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave, janë nga fusha e pakos për energjinë e pastër dhe udhëzimet e përgjithshme për miratimin e udhërrëfyesit për dekarbonizim. Duhet të kemi parasysh se ka një ndryshim domethënës në synimet për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i cili është vendosur lartë-poshtë, për vendet-palë të Komunitetit të Energjisë, siç është vendi ynë. Objektivi kolektiv për synimet për reduktimin e emetimeve do të përcaktohet duke zbatuar qasjen poshtë-lartë.
Në mbledhjen e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë do të diskutohet edhe për statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushate energjisë elektrike, gazit natyror, burimet e rinovueshme të energjisë, klima, efikasiteti energjetik dhe mjedisi jetësor.
Njëkohësisht, në mbledhjen e sotme do të emërohet drejtori i ri i Komunitetit të Energjisë dhe shtetit tjetër anëtarë do t’i dorëzohet kryesimi i Këshillit për vitin e ardhshëm.