Përfaqësuesit e kompanisë Ekocentar 97 të cilët u takuan sot me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ekipin e ekspertëve të MMJPH-së informuan për aktivitetet për largimin e sigurt të kimikateve nga vendet dhe impiantet prodhuese nga rrethina eSHA OHIS Shkup.
Përkatësisht, deri më 2 mars 2020, janë realizuar tre nga pesë eksportet e planifikuara të mbeturinave të rrezikshme të paketuara në ambalazhet adekuatepër transportndërkombëtar. Deri më tani janë larguar rreth 55 nga gjithsej 80 tonë mbeturina të rrezikshme që tashmë kanë arritur dhe janë dërguar në Valorek Servisis AG Basel, një insenerator në Zvicër ku në mënyrë të sigurtë do të asgjësohen. Sasitë e mbetura të kimikateve janë paketuar në mënyrë të sigurtë në ambalazhet adekuate dhe pritet që gjatë dy javëve të ardhshme me sukses të transportohen dhe largohen nga vendi.
Në përputhje me detyrimet, Ekocentar 97 ka bërë të ditur se është në proces të përgatitjes së aktivitetittë fundit të planifikuar – zbrazjes së sigurt dhe zhvendosjes së kimikatit monomer vinil kloridit, për çka tashmë janë nënshkruar kontrata me prodhuesit që kanë përvojë të gjatë dhe janë të specializuar në zbrazjen e këtij lloji të mbeturinës së rrezikshme. Në takim, kompania njoftoi për tejkalimin e afatit të dhënë për largimine këtij kimikati për shkak të kompleksitetit të aktivitetit dhe nevojës për të blerë pajisje shtesë që synojnë sigurimin maksimal të procesit të paketimit.