(04.12.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua sot me Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë Christine Forsgren Bengtsson. Në këtë takim u diskutua për disa tema. Ministri Nuredini falënderoi për bashkëpunimin e mirë deri më tani, prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe theksoi se përvoja suedeze do të ishte me dobi të madhe në realizimin e prioriteteve mjedisore të shtetit.
Ndër të tjera, u fol për përgatitjen e një strategjie shumëvjeçare mjedisore dhe klimatike për të cilën Ambasadorja Bengtson shprehu gatishmërinë për mbështetje. Ambasadorja gjithashtu shprehu gatishmërinë për të mbështetur zbatimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik.
Bisedimet u përqëndruan në krijimin e një sistemi të integruar rajonal të administrimit të mbeturinave dhe deponive standarde, më pas procesin e dekarbonizimit, si dhe dixhitalizimin e menaxhimit administrativ në Ministri.