(13.03.2019) Ana Petrovska, sekretare e shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, merr pjesë në sesionin e katërt të Kuvendit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEA 4), i cili zhvillohet nga 11 deri më 15 mars.në Nairobi, Keni.
Kuvendi, organi më i lartë vendimmarrës në botë për mjedisin jetësor, këtë vit është i përqendruar në zgjidhjet inovative për sfidat mjedisore dhe konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm. Nxënësit kanë demonstruar një nivel të lartë të ambicies dhe të përqëndrimit në trajtimin e sfidave mjedisore që lidhen me menaxhimin e varfërisë dhe burimeve natyrore, duke përfshirë sistemet ushqimore të qëndrueshme, sigurinë e ushqimit dhe ndaljen e humbjes së biodiversitetit; futjen e qasjeve të ciklit jetësor në efikasitetin e burimeve, energjisë, kimikateve dhe menaxhimin e mbeturinave dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit në kohë të ndryshimeve të shpejta teknologjike.
Me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale është ngjarja shoqëruese e mbajtur dje në mbrëmje, më 12 mars, në të cilën është paraqitur vizioni i përbashkët rajonal për zgjidhje të reja të ndotjes, e cila si një proces rajonal është mbështetur fuqishëm nga OKB-ja. Vizioni përmban një numër të madh të rekomandimeve dhe detyrimeve lidhur me monitorimin, reduktimin dhe parandalimin e ndotjes dhe parashikon krijimin e një qasje rajonale për bashkëpunim në luftën për tejkalimin e ndotjes në Evropën Juglindore. Kjo buron nga Konferenca Ministrore e Beogradit për “Zgjidhje Inovative për ndotjen në Evropën Juglindore dhe Jugore” në dhjetor të vitit të kaluar, e cila për shumë gjëra ishte unike dhe ripërtëriu frymën e bashkëpunimit për rreziqet që kanë të bëjnë me ndotjen, sidomos për nevojën e përgjigjeve të reja të përshtatshme për rajonin.
Petrovska mori pjesë aktive në këtë ngjarje dhe në prezantimin e saj theksoi se transferimi i teknologjive është bazë për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe në Maqedoninë Veriore.
– Me anë të fondeve të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim dhe burime të tjera, është krijuar një korrnizë ligjore dhe politike si dhe Fondi për inovacionet dhe zhvillimin teknologjik në vend, dhe po punohet për krijimin e një zyre kombëtare për transferimin e teknologjive potencoi Petrovska duke theksuar se sipas mendimit të saj gjëja më e rëndësishme është që në vend po investohet në teknologji të pastra si për shembull në stacione për trajtimin e ujërave të zeza dhe deponitë rajonale sanitare, e në të njëjtën kohë po punohet në sigurimin e mjeteve financiare për rehabilitimin e pikave të nxehta, duke përfshirë deponitë e Lindanit.
— Ne duhet të ndajmë përvojat në lidhje me transferimin e teknologjive të pastra në rajon, sepse në këtë mënyrë më shpejtë do ti arrijmë qëllimet kombëtare për një mjedis të shëndetshëm – tha Petrovska.
Është qëndrim i përbashkët që kjo Platformë do të lehtësojë krijimin e partneriteteve inovative për të luftuar ndotjen në rajon, do të inkurajojë bashkëpunimin ndërkufitar mbi politikat e ndotjes, do të mbështesë shkëmbimin e teknologjive (know-how) të njohurive dhe do të sigurojë një platformë rajonale strategjike për diskutim që do të nxis zhvillimin e qasjes së programit dhe projekteve të përbashkëta në nën-rajon.
.