(20.04.2015) Me qëllim që të barten përvojat e Republikës së Maqedonisë në përballjen me ndryshimet klimatike, zv/ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, me ftesë të Këshillit për mbrojtje të mjedisit jetësor të Serbisë dr. Branisllav Bllazhiq, sot në Beograd mori pjesë në Dëgjimin e shtatë publik të Këshillit ku u diskutua në temën: “Ndryshimet klimatike si realitet në Serbi dhe BE- sfida, përgjigje, mundësi”.
Duke folur për përvojat nacionale në këtë sferë, Temellkovski theksoi se jo vetëm R. e Maqedonisë, por edhe tërë rajoni ku hyn edhe Serbia janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe për këtë shkak aktivitetet për përgatitje dhe adaptim ndaj tyre janë të një rëndësie esenciale, ndërsa kërkojnë konsensus të gjerë, bashkëpunim të fuqishëm ndërsektorial dhe ndërinstitucional , qasje inovative ekologjike, por edhe aksion më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar.
Në kuadër të fjalimit të vet, zv/ministri Temellkovski përmendi edhe aktivitetet e realizuara vijuese dhe të ardhme në këtë sferë.Sipas tij, nga ratifikimi i Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (UNFCCC) në vitin 1997 dhe marrjes së statusit Animi drejt Konventës në vitin 1998, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ( MMJPH), e cila nga Qeveria e Maqedonisë ishte emëruar si Trup nacional i kontaktit për UNFCCC dhe trup qeveritar përgjegjës për krijimin e politikës në lidhje me dispozitat në UNFCCC-së, deri më sot ka zbatuar një sërë masash dhe aktivitetesh me të cilat përparimi i R. së Maqedonisë në këtë sferë u bë evident dhe i dallueshëm.
Shteti përmes MMJPH-së më shumë se dhjetë vite vepron në nivel të hartimit të kornizës ligjore, strategjike dhe planifikuese, por edhe në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit në nivel dypalësh , rajonal dhe ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta për luftë me ndryshimet klimatike.
Republika e Maqedonisë ka dorëzuar Planin e Parë dhe të Dytë nacional për ndryshimet klimatike ( në vitin 2003 dhe 2008), ndërsa me dorëzimin e Planit të Tretë nacional për ndryshimet klimatike në vitin 2014 u bë shteti i parë në Ballkanin Perëndimor , nga non-aneks 1 shtetet, që ka hartuar këtë dokument, ndërsa e dyta në Evropë ( pas Skocisë) që kishte përgatitur Vlerësimin strategjik të Planit.
Në muajin janar 2015 u miratua Raporti i parë i azhurnuar për ndryshimet klimatike (First biannualupdate report), me çka ne jemi shteti i parë në rajon dhe i 11-ti në botë që e realizon këtë detyrim.
Njëkohësisht, po punohet edhe në nivel lokal, tanimë janë zhvilluar tetë strategji komunale për ndryshimet klimatike, ndërsa gjatë 2015-tës Qyteti i Shkupit planifikon të përgatisë strategji të tillë.
R. e Maqedonisë merr pjesë aktivisht edhe në punën e rrjetit rajonal për mjedisin jetësor dhe klimën ( EKRAN), i formuar në kuadër të shumëshfrytëzueses IPA.
Pritet që shteti të përcaktoj të ashtuquajtura kontribute (contributions) deri në Samitin e Parisit në vitin 2015 rreth zvogëlimit të emisioneve të gazrave serrë. Analizat paraprake janë bërë në kuadër të Planit të Tretë nacional për ndryshimet klimatike, ndërsa në pajtim me Programin nacional për miratimin e së drejtës së BE-së, është planifikuar hartimi i një dokumenti politik(policy paper).
Lidhur me aktivitetet e ardhshme, është planifikuar ndërtimi gradual i kapaciteteve për përfshirje të ardhshme në tregtinë me emisione dhe mekanizmin për monitorim, raportim dhe verifikim të emisioneve të gazrave serrë. Njëherësh, është detektuar nevoja e përforcimit të rrjedhave financiare private dhe publike për ndërmarrjen e masave për zvogëlimin e emisioneve dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike si dhe për transferin e teknologjisë dhe përforcimin e kapaciteteve.