(05.02.2018) Në ngjarjen promovuese të projektit “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës”, që u mbajt sot në Shkup, u prezantuan përfitimet e pritshme të projektit të natyrës në Maqedoni dhe rajonet pilote të Parkut Kombëtar të Pelisterit dhe Monumentittë Natyrës – Liqeni i Prespës,.
– Projekti hap mundësinë që tëpërcjellen përvojat nga vendetanëtare të BE-së (Finlanda dhe Lituania) në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe zonave të ardhshme të Natura 2000 dhe kryerjes së monitorimit të biodiversitetit në përputhje me rekomandimet e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë – tha drejtoresha eDrejtorisë së Mjedisit Jetësor, Biljana Zefiç në fjalimin e saj të hapjes.
Projekti zbatohet në periudhën prej 18.11.2017 – 17.8.2019 dhe ka për qëllim dy zonat pilote të mbrojtura dhe zonat potenciale Natura 2000 në Maqedoni, Parkun Kombëtar të Pelisterit dhe Monumentin e Natyrës
– Liqeni i Prespës, synimi është përforcimi i kapaciteteve administrative të Ministrisë, përkatësisht Drejtorisë së Mjedisit Jetësor dhe Sektorit të Natyrës, për zbatimin e legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës përmes avancimit dhe zbatimit të rregullativës, zbatimit të trajnimeve dhe legjislacionit që i referohen mbrojtjes së natyrës.
Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe udhëheqësi i njësisë sektoriale operative 2, në Delegacionine Bashkimit Evropian, Virve Vimpari dhe kryerësi i detyrës ambasadori i Finlandës në Republikën e Maqedonisë, Peivi Alatalo.
Projekti zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Institutin Finlandez për Mjedisin Jetësor, Parqet dhe kafshë të egra të Finlandës dhe Shërbimin Shtetëror për Zonat e Mbrojtura të Lituanisë.