Hyjnë në fuqi Rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat e PM10

Sipas të dhënave nga Sistemi Automatik Shtetëror Monitorues  për cilësinë e ajrit të ambientit dhe parashikimit të motit nga Enti për Çështje  Hidrometeorologjike, ju informojmë se pragu i alarmimit për PM10 (tejkalon vlerën e 200 mcg / m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme) të përcaktuar  në Dekretin  për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare  për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet alarmuese, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për Vlerat kufiare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonosë nr. 183 e 14.12.2017 ) është tejkaluar në Shkup në  pikën matëse  Rektorat  dhe Lisiçe si dhe  në Gazi Babë, më  28 dhe 29 janar.

Nga MMJPH është dorëzuar një informacion për tejkalimin e pragut alarmues te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Drejtoria e Mjedisit, Sektori i Komunikimit me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik, Qyteti i Shkupit  dhe Njësitë për Vetëqeverisje Lokale ku ka një episod të alarmimit të ndotjes së ajrit.

Në përputhje me konkluzionet e procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat e mëposhtme:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë detyrohen që tu :

•        Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që ti lirojnë nga detyrimet e tyre të punës  gratë shtatëzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, personat që kanë përjetuar   infarkt  miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes.

•        Rekomandojnë të gjithë personave juridik (punëdhënësve) që të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora  11 deri në orën 17.

•        Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në vende të hapura.

•        Sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve emergjente mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë:

•        T’i detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ta reduktojnë  (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.

•        Ta sigurojë kufizimin e punëve të objekteve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpin e Shëndetit dhe Njësitë për Vetëqeverisje Lokale:

•        Të sigurojnë strehimore për të pastrehët.

•        T’i mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë:

  • ta detyrojë Shërbimin Shëndetësor Emergjent të dorëzojë informacion tek  ISHP-ja për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës / kodit të MKB10, gjinisë, moshës, vendbanimit / komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmuese të ajrit në baza ditore deri në fund të episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor:

  • Të filloj me shpeshtimin e kryerjes së kontrolleve të Instalimeve që posedojnë A-PIKN leje, të zbatojë matjet e kontrollit të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim që të përcaktohet nëse zbatohen  kushtet / masat e përshkruara në Lejen në lidhje me emetimet në ajër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

 

  • Rekomandimin për instalimet që posedojnë A-PIKN leje, për zvogëlimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.

 

NJVL janë të detyruara që t’i zbatojnë masat e përcaktuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të sjellura në Këshillat e komunave.