MMJPH informon se ndryshimi i Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave,. është botuar në Gazetën Zyrtare të RMV nr.31/2020 më 10.02.2020. Sipas ndryshimeve, Ministria i informon të gjitha palët e interesuara se dërgesat e mbeturinave që vijnë në ndonjë prej vendkalimeve kufitare të RMV, të cilat klasifikohen me kodin e mbeturinave sipas Listës së Llojeve të Mbeturinave (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 100/05) “19 12 12” dhe “19 12 10“me Tarifën Doganore të grupit 3825, nuk do të lejohen të importohen në vend. Mbeturinat me këto kode të mbeturinave janë të destinuara për t’u përdorur si energji, dhe sipas ligjit të lartëpërmendur është gjithashtu i ndaluar.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të importohen dërgesat e mbeturinave ku kodi i mbeturinave është “19 12 04”, Kodi i Konventës së Bazelit В3140 dhe Tarifa Doganore 40040000, për import për shkak të djegiejes, për të cilat posedon leje vetëm kompania EURONIKEL INDUSTRI SHPK Kavadar. Për dërgesat e tjera të mbeturinave me këtë tarifë doganore dhe kodin e mbeturinave të destinuara për përpunim ose riciklimin, ndalimi nuk zbatohet.
Për dërgesat e mbeturinave mekodin “19 12 04” të klasifikuara nën kodin Konventa e Bazelit В3010 dhe në Tarifën Doganore të grupit 3915 dhe nëngrupeve në varësi të llojit të polimerit (3915 10 00 00, 3915 20 00 00, 3915 30 00 00, 3915 90, 3915 90 11 00, 3915 90 80 00) importet lejohen për përpunimin ose riciklimin.