Zhvillimi i bashkëpunimit të mirë dhe vazhdimi i mbështetjes që Franca i jep vendit tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si një angazhim i përgjithshëm për bashkëpunim dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Francës edhe sot e konfirmoi Ambasadori Francez Sirill Bomgartner, në takimin që kishte me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.
Ministri Nuredini, e shprehu kënaqësinë për mundësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mirë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe klimës. Duke folur për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen, u theksua se Agjencia Franceze e Zhvillimit mund të ndihmojë veçanërisht në projektet për përmirësimin e infrastrukturës së trajtimit të ujërave të zeza dhe në projektet për përmirësimin e efikasitetit energjetik.