Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka zhvilluar takim pune me prof.Dr Vjekosllav Tanaskoviq, Dekan i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në UKIM.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Fakultetit të Shkencave dhe Ushqimit, aplikimi i praktikave të qëndrueshme në bujqësi dhe përshtatja e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.
Zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi nevojën e krijimit dhe aplikimit të politikave të gjelbra, përdorimin dhe vendosjen e një qasjeje të re moderne në bujqësi dhe bashkëpunimin intensiv me komunitetin shkencor, për ndërtimin e zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të bujqësisë dhe restaurimin e ekosistemeve natyrore.
Në takim, bashkëbiseduesit u dakorduan se mbështetja institucionale për praktikat e qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të madhe për të inkurajuar dhe ndërtuar bujqësi të qëndrueshme dhe më produktive, një qasje moderne për prodhimin e ushqimit dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike.