Ministri Nuredini u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës ET Emilio Lorenco Serra, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
Ambasadori në largim konfirmoi se mbështetja e vazhdueshme dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor nga Qeveria Spanjolle në procesin e integrimit evropian të RMV-së do të vazhdojë.
Ministri Nuredini shprehu mirënjohje për komunikimin, aktivitetin diplomatik dhe mbështetjen e deritanishme në vitet e fundit, veçanërisht në fushën e ndryshimit të klimës dhe trajtimit të ujërave të zeza.