Takimi i minstres Shukova me ambasadorin francez Baumgartner

 Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, shkelqësia e tij, Cyrille Baumgartner, në këtë takim u diskutua për proceset integruese evropiane të vendit tonë (me fokus skriningun dypalësh për Kapitullin negociues 27) dhe aktivitetet prioritare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me vendosjen në funksion të sistemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe furnizimit me ujë.

1Ministrja Shukova shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, të cilën ne si shtet e marrim nga Qeveria franceze, si dhe për mbështetjen politike dhe strategjike në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

3Një pikë domethënëse në këtë takim ishte edhe mbështetja e Agjencisë Franceze për Zhvillim në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe synimeve të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë drejtim ministrja Shukova theksoi se tani është më e nevojshme të punojmë së bashku në procesin e përmbushjes së perspektivave të BE-së.

5