Takimi i Ministrit Nuredini me Këshilltarin e Kryeministrit Grek për Mjedisin, Klimën, Energjinë dhe Ekonominë Rrethore George Kremlis

Sredba_Nuredini_KremlisGjatë vizitës së tij në Athinë, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjithashtu u takua me George Kremlis, Këshilltar i Parë i Kryeministrit Grek për Mjedisin, Klimën, Energjinë dhe Ekonominë Rrethore, ku ata shkëmbyen përvojat në zbatimin e kërkesave të Marrëveshjes së Gjelbër, dhe veçanërisht sfidat në arritjen e një tranzicioni të drejtë në mbylljen e termocentraleve të cilët përdorin linjit.

–       Mund të them se kemi një bashkëpunim shumë të mirë midis dy vendeve. Ne tashmë kemi disa projekte që janë duke u zhvilluar – tha Nuredini, duke treguar ndërlidhësin për gazin natyror nga Greqia, një projekt që do të kontribuojë në diversifikimin e energjisë në vend dhe i cili do të ndihmojë vendin të orientohet drejt zbatimit të strategjisë së energjisë së gjelbër.

–       Unë besoj se ka shumë potencial për bashkëpunim me Greqinë, tha Nuredini, duke shtuar se ky është vetëm një nga projektet për të cilat po punojnë të dy vendet dhe se ka një diskutim mbi qasjet e ndryshme për menaxhimin me mbetjet e ngurta, ndërsa këshilltari i Kryeministrit Grek, në takim, theksoi rëndësinë e ekonomisë rrethore, për të cilën Ministri tha se mbështetja Greke do të ishte e mirëseardhur, veçanërisht në një kohë kur 6 ligje në lidhje me administrimin e mbetjeve i propozohen Parlamentit.

Gjithashtu, u diskutuan idetë për fillimin e projekteve konkrete të përbashkëta në kuadër të programeve INTERREG dhe HORIZON 2020, pilotimi i pikave kufitare të gjelbërta dhe pjesëmarrja e vendit tonë në iniciativën Greke të KB për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore universale nga efektet e ndryshimit të klimës.