Ministri Izet Mexhiti, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Florijan Qehaja.
Ambasadori në emër të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit, e përgëzoi Qeverinë e re dhe ministrin Mexhiti për marrjen e detyrës së zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve aktuale, si dhe çështjet lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.