(01.07.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi realizoi një takim pune me ambasadorin e Italisë, E.T. Ernesto Masimo Beleli.
Në takim u bisedua për gjendjen me mjedisin jetësor, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në këtë sferë. Theks i veçantë u vë në interesin e shfaqur nga kompanitë italiane për investim në shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritura të energjisë, më konkretisht në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.