Takimi i ministrit Izairi me drejtorin e IUCN- së për Europën Juglindore Boris Erg

DSC_0658

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në ambientet e Ministrisë, realizoi një takim pune me drejtorin e Zyrës së programit të Bashkimit ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës ( IUCN ) për Europën Juglindore Boris Erg.

Në këtë takim, u bisedua për përparimin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe IUCN-së si dhe për mundësitë e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të ardhshme të përbashkëta nga sfera e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Shërbimi për informim