Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë, Vilem Vauter Plomp.
Në takim, të dy palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në fushën e mjedisit, pas të cilave ata zhvilluan një diskutim mbi situatën në mbrojtjen e mjedisit, si dhe mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta midis dy vendeve.