Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova,mbajti një takim pune me përfaqësues nga industria e prodhuesve të qeseve të plastikës për bartje të mallrave dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të R. së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u diskutua për detyrimet e reja ligjore që do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2023, më konkretisht ndalimi i hedhjes në treg në vendin tonë të qeseve të plastikës dhe qeseve të oksobiodegradueshme për transport mallrash.
Në fakt kompanitë prezantuan se materiali për prodhimin e qeseve të biodegradueshme, sipas standardit të biodegradueshmërisë, vështirë se është i disponueshëm për tregun maqedonas dhe se prodhuesit përballen me vështirësi në prodhimin e vazhdueshëm të këtyre qeseve. Në të njëjtën kohë, ata paraqitën propozime për rishikimin e legjislacionit dhe përpjekje më të mëdha për të siguruar kushte të barabarta në treg, pra për të parandaluar konkurrencën jolojale duke ofruar qese të plastikës falas. Përveç kësaj, përfaqësuesit e industrisë po propozojnë uljen e tarifës për qeseplastike të biodegradueshme, të cilat do të shiten pas 1 korrikut 2023.
Ministrja Shukova, pasi dëgjoi kërkesat e prodhuesve të qeseve të plastikës, i informoi se propozimet e tyre do të shqyrtohen me kujdes dhe tërësisht në koordinim me autoritetet përkatëse shtetërore. Gjithashtu, me vendosmëri u tregoi bashkëbiseduesve se anulimi apo rikthimi i procedurës së nisur për reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikëstë njëpërdorimshme nuk do të ndodhë, sepse këto janë detyrime të marra nga vendi ynë, për harmonizimin e legjislacionit të BE-së.