Para pjesëmarrjes zyrtare në Konferencën e 23-të të Palëve të Konventës Korrnizë të OKB për Ndryshime Klimatike (COP23), Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli zhvilloi sot një takim pune me zëvendës ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedoni, Veronica Staniec – Porcic.
Takimi u mbajt me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në Konferencën COP23 të këtij viti, ku u ra dakord bashkëpunimi më i ngushtë me Republikën e Polonisë, e cila do të jetë nikoqire e COP-it të ardhshëm.