Me aksione për pastrimin e deponive në shumicën e lokaliteteve urbane në tërë territorrin e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në Republikën e Maqedonisë me ndërmarrjet e tyre publike dhe asociacionin “Eja Maqedoni”, për të katërtin vit me radhë e realizoi fushatën “Maqedonia pa mbeturina”.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorStevo Temellkovski dhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës Gjorçe Petrov Sokol Mitrevski, iu bashkagjitën ngjarjes qendrore të fushatës nacionale që u mbajt në komunën Gjorçe Petrov në rrugicën përskaj lumit Vardar te ura e këmbësorëve në afërsi të “Spitalit evropian të syve”. Në shenjë mbështetjeje, aksionit iu bashkangjitën edhe ambasadori slloven Branko Rakovec si dhe deputetë.
Në këtë lokalitet, zëvendësministri Temellkovski, me grumbullimin simbolik të mbeturinave të hedhura dhe vendosjen e tyre në vend adekuat, porositi se pastrimi i mbeturinave të hedhura në vende të papërshtatshme , por edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për menaxhim të rregullt me mbeturina, janë masa të domosdoshme për reduktim permanent të ndotjes në mjedisin urban dhe mbajtje të një mjedisi jetësor të pastër dhe të shëndetshëm.
Gjatë realizimit të fushatës së sivjeme aktivisht morën pjesë 50 komuna, 20 organizata joqeveritare, vullnetarë me mbështetje të ndërmarrjeve publike komunale dhe mekanizmin e tyre, vëzhgues, aktivistë të Kryqit të kuq dhe korpusit të paqes, shoqata të zhytësve, ndërsa nxënësit grumbullonin letra rë vjetra dhe plastikë në pikëgrumbullimet në shkollat e tyre. Në fushatë u përfshinë edhe institucionet që janë pjesë e trupit koordinues: Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Shtatmadhoria e ARM-së , Ministria e Arsimit dhe Shkencës, BNJVL, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Shëndetësisë si dhe Agjencia për të rinj dhe sport, ndërsa kompania ndërtimore “Bauer BG” në shumë lokalitete organizoi pastrimin e materialit të rrezikshëm ndërtimor.
Me këtë fushatë, qytetarët Republikës së Maqedonisë i bashkangjiten aksionit global-Let’s do it! World, i cili zyrtarisht mbështetet nga Parlamenti evropian dhe sivjet zhvillohet në 112 shtete të botës.