Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha dhe drejtori i SH.A. ESM Vasko Kovacevski, sot mbajtën takim online në lidhje me nivelet e ulëta të liqeneve natyrore dhe rezervuarëve artificialë dhe marrja e ujit prej tyre për prodhimin e energjisë elektrike.
Duke qenë se sipas të gjithë treguesve dhe mesatareve krahasuese në 15 vitet e kaluara, viti 2020 është jashtëzakonisht i keq për sa i përket gjendjes hidrologjike, si dhe duke pasur parasysh punën më intensive të hidrocentraleve në një periudhë të caktuar muajt e fundit për shkak të katastrofave natyrore në minierat në REK Manastir, uji në liqene përdoret në një masë më të madhe dhe çdo rrjedhje e mëtejshme do të rrezikojë minimumin ekologjik të lartësive, të nevojshme për botën gjallore.
Prandaj, në takim u konkludua se për të mbrojtur mjedisin dhe biodiversitetin në përputhje me detyrimet e Lejeve të Ujit, është e nevojshme të ndalet përkohësisht prodhimi i energjisë elektrike nga potencialet hidrike.
Sipas planit vjetor të punës së SH.A. ESM, në fillim të sezonit të ngrohjes kur kërkesa për energji elektrike është rritur, ishte planifikuar të përfshihej në sistemin e REK Oslomej, i cili është teknikisht i gatshëm. Sidoqoftë, në këtë moment termocentrali nuk mund të vihet në prodhim për shkak të gjendjes hidrologjike gjithashtu të pafavorshme të sistemit Studençica, i cili siguron ujë për kullën ftohëse.
REK Manastir punon me dy blloqe, ndërsa në Bllokun 3 bëhet riparimi i kapitalit. Për fat të keq, asnjë riparim nuk është kryer në 10 vitet e fundit, gjë që ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe sigurinë e blloqeve.
Për arsyet e shënuara, në takim u konkludua që SH.A. ESM për nevojat e saj për shërbime sistematike, balancuese të sigurojë energji elektrike përmes kompanisë së saj ELEM Trade, deri në normalizimin e kushteve natyrore që do të mundësojnë prodhimin optimal të objekteve që përdorin ujë direkt ose indirekt në procesin e prodhimit.
U konstatua që në periudhën e ardhshme, SH.A. ESM përmes kompanisë së saj ELEM Trade do të zhvillojë tregtimin, përkatësisht blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, në varësi të çmimit të bursës së energjisë elektrike dhe çmimit të furnitorit universal EVN Home, në mënyrë që të arrihen fitime më të larta për kompaninë dhe shtetin.