MMJPH në bashkëpunim me UNEP është duke punuar për zbatimin e objektivave të Marrëveshjes së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në fushën e ndryshimeve klimatike. Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, hapi sot punëtorinë hyrëse për projektin “Platforma Klimatike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, qëllimi i së cilës është krijimi i një baze informative gjithëpërfshirëse të përshtatur për nevojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
– Jam e kënaqur që Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si pale kontraktuese e komunitetit energjetik është pjesë e përpjekjeve për t’u përballur me ngrohjen globale dhe është e përkushtuar të punojë drejt qëllimit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 – zemra e Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, si dhe pjesa tjetër e vendeve të BE-së në kuadër të Komunitetit të Energjisë – theksoi ministrja Shukova në fjalimin e saj.
Sipas saj, edhe pse vendi ynë ka marrë tashmë angazhime të rëndësishme për zbutjen, veçanërisht në forcimin e kontributeve të përcaktuara në nivel kombëtar, është e nevojshme të bëhet shumë më tepër në drejtim të rritjes së rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike.
– “Prandaj do të vazhdoj t’u bëj thirrje sektorëve dhe kompanive që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të sigurojnë që objektivat e tyre të emetimit të përfaqësojnë ambicien më të lartë të mundshme dhe të zbatojnë angazhimet që kanë marrë” – tha Shukova.
Projekti do të zgjasë 4 vjet, financohet nga Agjencia Zhvillimore Austriake, dhe do të zbatohet me mbështetjen e Programit të OKB-së për Mjedisin Jetësor (UNEP), Zyra në Vjenë.
Përveç krijimit të një baze informative, në kuadër të projektit do të promovohen edhe aktivitete për trajtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të ndryshimeve klimatike, si dhe pilotimin lokal në destinacione të përzgjedhura turistike, duke qenë se sektori i turizmit është një nga më të rrezikuarit nga ndryshimet klimatike, kështu që investimet në këtë sektor ekonomik duhet të jenë rezistende ndaj klimës. Projekti bazohet në gjetjet e projektit Clima proof, për të rrizut rezistencën klimatike dhe socio-ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh ndikimet e parashikuara klimatike për atë rajon.